Monday, 4 August 2014

“A e di vetminë pse kam vra”




I vendosur shumë, te lumi dhimbjeve
Nga jeta e njerzit, dorën shtriva
Kur pash që spo më ndihmonte askush
U ngrita, e veten qortova dhe në shpirt i thira,
Dhimbjet i lash aty mbi shtrat
Mbi horizont filloi të shikoj syri,
Lëkura që më ishte rrënqethur, u ndreç
Dhe flladi mes krahëve, befasisht hyri,
Tek ato vende të brishta, të braktisura
Filloi këngën bylbili
E në drejtim timin pash që jeta zuri fillin
Lumturia mi puthte ëmbël faqet, ndërsa dora
E gjakosur nga therrat, këputi trëndafilin
Më njërën mendje flisja me të mirën
E me tjetren shaja të keqen,
Vetmia u zhduk nëpër errësirë, kurse
Dashuria ma tregoi për her të parë fytyrën.
Dhe loti që rridhte mes syve iu zu prita
I heshtur nga frika djalli rrinte strukur
Tek shihte duke u mbytur vetmia që me vite ndërtoi
E un si trim tek përparoja atje,
Ruaja fort trëndafilin e kuq,
Dhe gacat e zjarrit të vetmis, ishin bërë dhe!
Flamurin e fitores, ngulita mbi kurriz
Poshtë këmbëve më luste dhimbja mua
Tek kruhesha nga plagët e së kaluarës
Mbyta morrin e lig me thua, mbi thua
Kisha qenë i fortë e se kisha dit
Trupin e kisha prej mishi e zemrën prej guri
Kaq ndriçim dhe ndryshim të shpejt
Një përqind e forcës që përdora, pruri…
E Vetmin unë e kam vra
Sepse urreheheshim mes veti shumë
Ndoshta jam vrasës, e ndoshta kriminel
Por ta paktën, po bëj rahat gjumë,
E vetmin e mori i madhi Lum…
…larg e çoi, e çoi larg shumë..

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...