Saturday, 23 August 2014

Dashuria e 'sëmundjes me ilaçin'



Nuk ishin të afërt, nuk ishin as miq
Edhe sikur të donin, nuk do mundnin
E ardhmja i bëri kundërshtar, armiq
Emrat e njëri tjetrir larg i tundnin.

U braktisën, ikën larg nga ky vend
S’kan faj asnjëri, se kishin patjetër
Luajtën me dashurin si të ishte send
Ishin të pa pjekur , jo s`ishin të vjetër.

Në jetë mëshira shpesh çalon
Ndoshta vet jeta s`është  mëshirë
Ata që se kërkojnë mëshirën e jetës
E kërkojnë, fjalën Lamtumirë!

Ndaj s’kanë të drejtë të rrinë mërzitur
Poashtu s`guxojnë të jenë të zemëruar,
Këto ditë i deshën,e i kishin pritur
Në pluhurin e harresës te jenë harruarr.

Lotët për fytyrë më s’shkojnë lumë
E pas ndjenjave më ska nevoj të fshihen,
Këtë fat e deshën e merituan
Sy me sy më sdo të shihen.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...