Mos lejo zërat konfromist të të dëmtojnë
vizionin tëndë, t`i lëkundin qëndrimet tua,
Mos lejo gjëra të tilla të importohen
brenda zemrës tëndë, ndrysho përmasat e raporteve,
Injoroi injorantat, tradhtoi tradhtarët,
Sado që mundohen të na dëmtojnë, të na
shpifin, të na përzënë, t`i bëjnë të
tjerët të na urrejnë,
Sado që mundohen të na burgosin brenda
shpresave tona, ata vetëm na ndihmojnë, na ndihmojmë t`i shohim mangesit tona,
Ti përmirësojmë lëshimet tona, t`i
marrim aftësit tona më seriozisht, të përkushtohemi në atë që na jep kënaqësi..
Përqëndrohu në rrugën e së vërtetës,
armiqtë le të flasin, le ta vjellin zjarr e helm drejt teje,
Edhe vet ata një dit do të dorzohen
kundrejt sinqeritetit tënd, edhe ata brenda vetes e ndjejnë rëndësine dhe fuqinë
tënde
Shtrengoje fort dorën me ata që të
duan dhe të ndihmojnë, kështu ndihmoni të tjerët,
Lidhe zemrën për Krijuesin dhe ndiq udhëzimet
e tij, premisa e Tij është e pafundme!...
No comments:
Post a Comment