Jet ka koston
e vet! Jeta ka sakrificat e veta! Jeta nuk është thjesht të kesh qëllime, të
kesh ambicie, të kesh plane, ide madje…jeta nuk është thjesht të kërkosh
lumturinë dhe të jetosh një jetë të rehatshme, jeta nuk është kopsht me lule,
as lum me uj të pijshëm…
Ndryshova…ndryshova
dhe arrita të zbuloj se zogu i plagosur asnjëherë nuk kishte qenë me krahun e
thyer, por, me zemrën e thyer..
Ndryshova për
dreç dhe fillova të kuptoj se cigaren nuk e pijnë vetëm burrat, ose të parët e
familjes, atë e pinin edhe grate..
Ndryshova dhe
arrita të koceptoj se gjyshi im nuk
kishte qëndruar i menduar sepse ka qenë aq i mençur dhe mendimtarë, por, prapa
heshtjesh dhe qëndrimit të tij, ishin fshehur me qindra sëmundje dhe plagë që e
kishin shoqëruar gjatë tërë viteve..
Ndryshova dhe
e kuptova se nata nuk ishte e krijuar vetëm për gjumë, por, ajo ishte koha më e
përshtatshme për hutin dhe hutat dykëmbësh...
Ndryshova dhe
kuptova që edhe gjarpri kishte këmbë, madje edhe gëzofe të ndryshme që i
ndryshonte saherë që kishte për cak një gjah të ri, madje ai kishte edhe helm
brenda dhe thell gjuhës së tij misterioze..
Ndryshova dhe
hasa ne buzëqeshje aq të këndshme, aq të ëmbela, që qeshnin sa për sy e faqe, që
prapa asaj perde dhëmbësh mbanin të mbyllur urrejtjen, vrerin dhe zilin ndaj të
tjerëve..
Ndryshova dhe
isha në gjendje të marr me mend se shoku i mirë nuk njihet vetëm në ditë të vështira,
sepse disa bash në ditë të vështira të ndihmojnë, por ndihma e tyre të shpie
drejt skëterrës dhe fundosjes..
Ndryshova dhe
u rrita e lotët e gëzimit kurrë si pash, a thua si doken? Apo nuk egzistojnë
fare..
Ndryshova dhe
arrita të ndjej se dashuria nuk është thjesht një ndjesi intensive, këtë e
kuptova më mirë nga nëna ime..
Ndryshova dhe
e kam të qartë se problemet nuk lindin ad hoc, as nuk vdesin ad hoc
gjithashtu..
Ndryshova dhe
kuptova se torta nuk ishte thjesht simbol i datlindjes, disa torte të helmojkan
me shllakun e tepërt..
Ndryshova dhe
kuptova se çanta që për katër vite i barta librat, tani ishte shëndrruarr në
vjetërsinë, edhe ajo thotë për mua qenka plakë more ky..
Ndryshova dhe
mësova se vërtetë qingji nuk e turbullon ujin e ujkut, por, ai është thjesht një
darkë e mirë për ujqit, ndaj kujdes mos u bej qengj në mesin e ujqve..
Ndryshova dhe
kuptova se Doruntinën e kishte sjell thjesht imagjinata e një shkrimtari pacifistë,
madje jo me kalë por me penë e letër.. sa e sa doruntina na kan sjell sot
neve..
Ndryshova dhe
e kam me dije se urat nuk janë ndërtuar vetëm për bashkim, ato shpesh luajnë
edhe rolin e ndarjes..
Ndryshova dhe
përvetësova idejën se pula ishte shumë më e plak se veza, tani kam problem me
atë se a pula a gjeli është më i plak?!..
Ndryshova dhe
e kam të qartë se kur vetëton nuk lind një ide, as nuk vritet një dragua,
thjesht bashkohet mjegulla mashkull me atë femër dhe formohet elektricitet, e
pse a thua secili bashkim sjell elektricitet?!..
Ndryshova dhe
kuptova se gjurmët nuk lihen thjesht nëse shkel një rrugë, por ato lihen nëse
shkel mbi zemrën tënde..
Ndryshova dhe
e kuptova se ka njerëz edhe më të burgosur se ata prap grilave..
Ndryshova dhe
kuptova se drita në fund të tunelit nuk është e vërtetë, ajo është thjesht një
mashtrim, tunelit dritat vendoja qysh në hapin e parë, sepse nuk ecet në errësirë
jo..
Ndryshova dhe
mësova se gjëja që më së shumti më frikëson nuk ishte ‘bauçka’ te dyert e
mdhoja, as rrahjet masive që bëm me shokët
ne shkollë të mesme, as mbledhjet prindërore që kishin të bëjne me atë se dikë
në shkollë e dëmtova rëndë fizikisht, më frikësonin më shumë lotët e nënës,
djersët e babait të mos i çoja dëm, por t`i bëja krenarë dhe faqebardhë..
Ndryshova dhe
mësova se morri vetëm në floktë të pista jeton, një kokë e pastërt, nuk mban për
morrrin jo..
Nuk arrita të
kuptoj nësë unë kam ndryshuar apo jeta! Edhe pse i kuptova të gjitha këto
realitete, ende besoj në ato që besoja dikur, sepse sikur jeta edhe besimi i ka
dy anë, të besosh diçka verbërsht dhe të shpresosh për atë, dhe të besosh
realisht dhe të gjykosh me të. Kjo pra është jeta, mall dhe nostalgji, rrugëtim
dhe shuarje definitive.
No comments:
Post a Comment