Saturday, 9 August 2014

Moderimet gjatë Fitër Bajramit dhe skenaret e përgaditura!



Selamu Alejkum vëllezër të nderuar, ju përshendesim në emërin e Atij që parasegjithash krijoi lapsin dhe e urdhëroi të shkruante gjithcka qe do të ndodhtë në këtë qiell e nënqiell. E Padyshim se edhe prezenca jonë këtu, do të shkruhet, dhe lusim All-llahun të na e pranon për vepër të mirë!
Jemi privilegjuar nga Zoti i lartëmadhëruar me cilësin e mëkëmbësit në tokë, duke vendosur rregull, mirëqenie dhe stabilitet ndërnjerzor. Thellësia dhe horizonit i të qenurit musliman, konvergojnë një shumë vlerash, një numër të madh prestigjesh dhe një farë e mbjellur që nxjerr në pah vetëm mirësi, urtësi dhe paqe.
Botën sot e kan vërshuar luftërat, përderisa ne këtu sëbashku me familjet tona, kremtojmë festën e unitetit, shumë familje nga Siria dhe Palestina, ndodhen refugjatë gjithandej botës, përderisa ne i urojmë njëri tjetrit festën e Bajramit, shumë të tjerë po vdesin urie dhe po derdhin gjakun. Ndaj në këtë ditë mos t`i harrojm në lutjet tona vëllezërit tonë muslimanë. Zoti i ndihmoftë muslimanët dhe cionistave ua dhasht hakun!

Të nderuar, duke pasur parasysh që në këtë fshat, brez pas brezi është prodhuar vetdije dinjitoze, ringjallje rinore, shpesh edhe masive, ne vazhdojmë të kontribojmë dhe të kryejmmë ritualin e namazit të Bajramit, mu këtu ku jemi sot, si vend i cili simbolizon rezistencën dhe mbijetesën e fshatit tonë gjatë vitit 2001. Jemi këtu dhe do të jemi tradicionalisht, sepse kështu na ka mësuar fryma profetike, dhe harmonia e ndërsjellt.

-Pa mos e zgjatur ftoj të na paraqitet ALI Iljaze me disa ajete kuranore..
Zëri i tij bëri që edhe malet të ndjehem krenar me neve, ndaj e falemnderojm Ali Iljazin përzemërsisht.
-Thuhet se një vend që nuk ka mjek dhe poet, lëngon. Sepse mjekët sherojnë trupin e poetët shpirtin.. ftojmë poetin njëherit dhe mësuesin Bajram Ramadani të na paraqiten me monologun “ o Unë” të cilin vet e ka shkruar..
Falemnderojm Bajramin për keto momente emocionale që na dhuroj.
-Tani rradhën  e ka një djalosh i cili quhet Iljaz Ajvazi, i cili do të ndaj me ne nje poezi nga poeti Bajram Ramadani..
Të nderuar  vëllezër ftoj para jush Sadri Iljazin i cili do të na shoqeroj me dy ilahi, KEMI ARDHUR NË KËTË DYNJA DHE NË KËTO CASTE TË BAJRAMIT”.

Falemndërojm Sadri Iljazi për zërin e tij të bukurë.
Ndërsa tani, rradhën e ka një njeri, një hoxhë e një imam, i cili me retorikën dhe diturinë e tij po e madhështon fshatin tonë. Hoxhë Abdulfeta Shahini tani do të na drejtohet me disa fjali…

-Mua smë mbetet tjeter vetem se në emrin tim personale dhe në emëer të këshillit organizativ, t`ju urojm festën e Fitër Bajramit, duke uruar që paqja dhe dashuria mesh nesh, të jenë shtyllat që na mbajnë në këmbë! Selamu Alejkum.






Të nderuar të pranishëm, më lejoni që fillimisht në emrin tim personal dhe ne emër të rinisë së Xhamisë Bedër, t`ua urojmë festën e Fitër Bajramit, duke shpresuar se së bashku me përcjelljen e Ramazanit, përcjellëm edhe mesazhet e kërkuara, përbushëm ndjenjat e solidariteti dhe ngritëm dhe forcuam vetidjën tonë, si besimtar që jemi. Njëherit lusim Zotin të na ket pranuar inadetet tona dhe lutjet tona të mos kthehen mbrapsht.
Të nderuar të pranishëm, në këtë fshat të quajtur Sllupcan, gjenerat pas gjenerate është gjeneraur,frymë rinore, ngjallje dhe aktivizim, qoftë ai sportiv, kulturor, fetar apo kombëtar. Kjo tokë shquhet për rini të gjallë, e kjo rini shquhet për shembull tek të tjerët.
Për hir të festës së Fitër Bajramit, u organizua ky event modest, duke shpresuar që shumë shpejt, ky aktivitet të bëhet tradicional dhe të transformohet në nivel komunal. Padyshim se cdo aktitivitet ka nevoj për mbështetje, e posacërisht asaj morale, me këtë rast dua t`i falemnderoj dhe ti përmend, hoxhallarët dhe imamët e fshatit Sllupcan, që nuk kursyen asgjë prej vetes, që ta bëjm të mundur këtë aktivitet. Poashtu me këtë rastë, falemderojm edhe mësuesit e edukatë fizike, dhe gazetarin sportiv, që ishin krah nesh për cdo detatj dhe ndihmë.

E me këtë rast ftoj të na thot disa fjalë gazetari jonë sportive, z.Iljasa Abazi…
E falemnderojm Iljasain për këto fjalë motivuese, ndërsa tani rradhën e ka hoxha i nderaur AbdulFeta Shahini, të na thot dic më shumë..
E Falemnderojmë hoxhën e nderuar, ndërsa para jush kam nderin të ftoj, përfaqësuesin e këshillit organizativ, të xhamisë Bedër Avni Mustafa, të na drejtohet me disa fjalë..

Ftojmë Azir Avdiun të ndaj shpërblimet për tre vendet e para..

Ftojmë hoxhën Sulejman Demiri të ndaj shpërblimet për tre vendet e para të moshës 13-15 vjet

Ftojmë Sadri Iljazi të ndaj shpërblimet për tre vendet e para të moshësh 16-18 vjet.

Ju falemnderojmë për vëmendjen, duke shpresuar që kështu do të qëndrojmë të bashkuar, rreth vlerave rinore që kemi, rreth asaj që quhet rini dhe pasuri e një populli. Mirupafshim në aktivitetet e ardhshmë dhe Zoti ju nderoft!





No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...