Saturday, 23 August 2014

Kujtime të kalitura



Një herë të gjithë shokët më tradhtuan, më lan vetëm… vetëm njëri qëndroi me mua,

Ecëm në këmbë disa kilometra me shokun tim, ndërkohe që të tjerët me vetur shkuan ...

..aty e kuptova çka nënkupton ti qëndrosh pranë dikujt, kur ka nevoj për praninë tënde. Një mijë vetura dhe një mijë shok tjerë, nuk 

mund ta zëvendësojnë bashkëudhëtimin tonë atë ditë, shumë  qeshëm gjatë rruges.. kurrë nuk e harroj besnikërine e tij, sepse ai u bë për mua një shembull i mrekullueshëm.

Prej asaj dite, kurrë nuk i kam braktisur njerzit që kam qene i lidhur me ta, per pak ose shumë kohë…

Kam parë njerzit si qëndrojnë idiferent, si ikin.. un kurrë nuk ika dhe nuk ik, sepse jam i gatshëm të ballafaqohem.

Me cilindo që mendon që kam ikur, un kam qenë këtu, edhe kur ai s`ka qene edhe kur ka qenë,

Un jam këtu, nuk edi për sa kohë…dhe nëse një dit mungoj, dije se jeta më ka rrëmbyer,

…dhe se më nuk do te kthehem.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...