Nga Dardania nis udhë nga malet
Si një shqiponjë në
një rrug pa kthim
Krejt malet thanë po shkoka Begu
Në Ilirid në rrugë pa kthim.
Edhe ata që për ty ndëgjuan veç llafe
Ose te panë në foto të madh si det
Gjithë jetën të njohën shokët e luftës
Ndërsa e gjithë bota të njohu sivjet.
Kalojnë majet si një lumë
Edhe sa dot këndohet për trimat vallë?
Edhe sa shqiponja do ti rrah krahët
Na trego Beg Rizaj, o trim i rrallë.
Vdekja tepër e vogël për zemrën tënde
Shikimi yt heu sa i thellë
Do të ndrrohen brezat Beg
E ti dot mbetesh i tillë përherë.
Nga Dardania nis udhë nga malet
Beg Rizaj me shumë shokë
Gjaku s’behet uj na mësuan të parët
Pa gjakun tuaj mbetë pa atdhe e tokë!
No comments:
Post a Comment