Thursday, 12 November 2015

Ne kohen tone nuk kishte edhe shume mundesi komunikimi
Por kishte shume ngrohtesi e dashuri,
Kishte ndjenja ekzistence
Mesazhe me peshen e maleve rreshturazi.

Koha jone nuk eshte edhe aq larg
Diku mes lindjes, qiellit e perendimit,
Ishim dashur edhe kur nuk ishim
Se koha po vuante nga pagjakesia pra prej dimrit.

Ne kohen tone ishte krejt vere
Edhe kur vishnim bunta nga me trashat dimrit
Prekeshim me duar e shikoheshim me buzqeshje
Si mjet i rralle i komunikimit.

Puthen qielli me oqeanin si te cmendur
Ata bejne dashuri edhe pse hiç nuk komunikojne
Ne kohen tone mjet komunikimi ishin e dot mbeten
Vetem zemrat tona qe perjetesisht dashurojne..

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...