Monday, 14 December 2015



Fatmirësisht që u njohëm në këtë botë
Dhe fjalët që tham i nxjerrëm në vepër,
Fatet lidhen me zinxhir vetëm kur duhemi
Dhe nuk ndahen deri në botën tjetër.

Thuhet se edhe atje do të jen bashkë
Ata që duhen këtu dhe që parajsën meritojnë,
Po kush më mirë parajsën e meriton
Se ata që me bekimin e Zotit dashurojnë?!

Ndoshta atje ka rrethana tjera
Ndoshta s’jemi trupa po jemi vetëm si shpirt,
Po a nuk ta përserita vazhdimisht gjatë jetës
Se të kam shpirt, e të kam drit?

Thuhet se edhe një herë pas vdekjes ringjallemi
Në një ditë ku çdo gjë e shkruar thuhet,
Fatmirësisht edhe atje njeriu, trime
Ringjalle me ata, që në këtë botë duhet.

Pra le të duhemi shumë trime
Se jeta thuhet kalon e heshtur si një lum,
Edhe lumi megjithatë e ka një burim
E burimi ynë është se duhemi shumë!

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...