Jeta është e larmishme shumë
këtë unë e dija, vet nga jeta vija
Nuk e do askush anën e keqe të jetës
pra ditët e saj të zeza dhe të kqija.
Por ja që jeta ka dy anët e saja
pra anën e lumturisë dhe anën e mërzisë
Njeriu patjetër do të paguajë
çmimin e të dyjave dhe të dashurisë.
Nganjëherë lëndohemi që të jemi më të fortë
e nganjëherë se na iku lumturia nga duart na duket
Mirëpo mbi neve Zoti është Ai që vendos
që dhimbja të mbetet apo të zhduket.
Mirëpo njeriu në front nuk duhet të jet vet
se jeta nuk është gjithmone një qërshi mbi tortë
Çdo dhimbje, frigë dhe vështirësi
e bën njeriun vetëm se më të fortë.
Por ajo që është në jet shumë e rëndësishme
dhe që kurrë nuk zbehet dhe nuk shkrihet
Është se çdo dashuri e goditur nga dhimbjet
vetëm se më e fortë, çdoherë ajo ngrihet.
Kur ne u njohëm ishim vetëm student
dhe kjo shpjegon faktin se të rinjë që ishim
Po kjo shpjegon edhe faktin tjetër
se me njëri tjetrin ne, sa guxim që kishim.
Dhe sa guxim kemi sot e njëmij vite
dhe si vazhdojm tutje si dy trima të vërtetë
Që goditen nga jeta me dhimbje e vështirësi
por që ngriten dhe ngjiten përpjetë.
Se kështu është për të gjithë jeta
nuk njeh bota zemër që nuk është lënduar
Por jeta tashmë e di se goditjet e saja
neve do të na gjejn, vetëm më të bashkuar.
No comments:
Post a Comment