Saturday, 8 August 2015






 Nga çdokush do të mësojmë dicka, madje edhe prej armiqëve, madje edhe prej miqëve, por ska dyshim se urtësia më e madhe qëndron te të moshuarit. Ata ndodhen në krye të udhëtimit dhe janë të vetëdijshëm për vështirësit e jetës, për grackat e gropat e qeshura, që presin ne çdo moment të përbijnë shpirta të rinjë, të njomë, të lirë.


Një njeri i cili me gjoks është shtyrë me jetën, ai do të bëhet doemos lider., Lider i vetës, i vetvetes! Sepse njeriu mund ti perkas gjithkujt, por rrallë herë vetes, njeriu mund ti degjoj lutjet e tjetrit, por rrallë herë lutjet e tij. Megjithatë, njeriu duhet të bashkohet me turmën, edhe pse turma kurrë ska qenë efekti.  Njeriu duhet ti prij turmës, por vetëm nëse turma  është ideali i tij. Idealet i takojnë popullit, vatanit, atdheut. Idealet nuk personalizohen kurrë!
 



Njeriu duhet të shoqërohet, sepse në bazë edhe është i shoqërueshëm, por ja që një njeri i mençur tha sa shumë i urrej ata që më grabisin vetmin time, e megjithatë nuk më japin shoqërim të vërtetë!

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...