Kam vajtur disa herë te ëndërrat
dhe më të shkoj se kam ndërmend
Qysh prej kur kuptova se ëndërrat janë veç llafe
dhe nuk e çuan te yjet askënd.
Nuk them se jam bërë më i matur
e as që ëndërrave i ndova kapak
Thjesht kuptova ca të vërteta
dhe të ëndërroj kam pak më pak.
Njeriu nuk ngopet dot me ëndërra
madje ndjehet i kapur me kthetër
Tundet pamëshirshëm larg realitetit
përkundet nga një djep në një tjetër.
Ndaj të shkoj te ëndërrat më nuk dua
e as të ndjek ëndërrat e vjetra se kam nijet
Nuk them që nuk do të ëndërroj
mirëpo syt e mi do t'i ruaj vetë.
No comments:
Post a Comment