Friday, 13 March 2015

Atë dit që ti erdhe në konakun tim
Unë thash me vete: filloi viti i ri i njerëzimit
Ti the jo, po shkrihen akullnajat
E bota po shkon drejt shkatërrimit.

Unë fillova të ndërtoj anijen e shpëtimit
Që të ruajmë specien e quajtur njeri
Ti më the prit ta mbjellim farën në zemër
Që të lind nesër e jona dashuri.

Skisha asnjë dëshmi se Ishim në vitin 2013
Pos disa premtime, besatime të bëra
Ti si trime hype në anijen e zemrës time
Me zemrën valë e duart si akullnaja.

Prej asaj dite nuk kam ndëgju më ofshama
Në historinë e njerëzimit daton tashmë një vit i ri
Me njërën dorë shkrive akullnajat
E me tjetrën rrite një dashuri.

Atë dit që erdhe në konakun tim
Edhe ajri filloi të gëzohet në mënyrën e vet
Dashurisë tonë ia gjetëm lodrat e preferuara
Të padefinuarës i'a pikturuam nje portret.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...