Friday, 13 March 2015

Eja t'i biem edhe njëherë rrugës së kujtimeve
E ti prekim dregëzat dhe plagët e fëmijërisë
Të kapemi krah për krahu rrugës së vjetër
E të fishkëllojmë si dikur në ditët e lumturisë.

Të ndalemi te ato degë të thyera pemësh
e të vjedhim edhe njëherë disa fruta vere
ta mundim lodhjen bashkë me urinë
Të pikturojm diellin në tokë pas shiut e reve!

Të ngjitemi malit bashkë si athere
Të rrëzikojmë e të lahemi në puset e epërme
Të na i djeg shpatullat dielli i gushtit
Topin dhe bicikletën si dashuri të vetme.

Të vrapojmë kur ecet e të ecim kur nxitohet
Të endemi kot e të bëjm sherre në çdo skaj
Të dalim para gjyqit të prindërve në mbremje
E të qajme pa asnjë faj.

Të mesh besim të plot si athere o shok
E të ndjehemi mirë kur thirremi me gjysëm emër
Kokat tona kryeneçe të ribashkohen si dikur
Të pluhurosemi ska dert, por të pastërt në zemer.


No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...