Dashurinë tonë s`mund ta zbulojnë
As fallxhoret që pluma msyshi shkrijnë
As ata që kurdisin prita e kurthe
E që me kmisha paqe rrijnë.
Kam dëshmi që s`mund ta zbulojnë
Se ku fshihet dhe ku jeton,
Se zana malit u bë e pavlefshmë
Qysh kur lindi dashuria jonë.
S`mund ta zbulojnë se na shitojnë
Do të biem pre e syrit të keq
Do të shitohemi nga syt xheloz
E do të shkojmë poshtë për dreq.
Prandaj do të mbetet mister i përjetshëm
E fshehur në tela, gjemba e istikame
E pazbuluar, fshehtësi e madhe botërore
Kur hëna është 15, ujqërve u lind epsh për hakmarrje.
E ka me mbet e pazbuluar përherë
Sekret që shpirtat për të i lam në hipotek
Edhe po të vdesin trupat tona, po u zbuluam
Sekreti dhe dashuria ka për të mbet.
E ne dashurinë vet e kemi rrit
Me sakrificën tonë për një përjetësi
Në sekret të thellë lindin dashurit e tilla
Dashuri që njeriun e arsyeton si njeri.
No comments:
Post a Comment