Unë të urdhëroj të më duash
Ti më thua; të më duash e ke borxh edhe ti,
Mirë moj them unë, ja pra të dua?
Të dua, ma kthen shikimin ti në sy.
Si ta them pra dashurinë të gjithën
Kur çdo fjalë e jona është art në vete,
Në teatër do të recitohet ndonjëherë
Se ti dashurove, si një poete.
Po çka ka atje thellë në dashuri?
Diçka e lashtë, diçka antike?
Apo dashuri e jetës së amshueshme
Me shtatë forcat e saj praktike.
Të urdhëroj të më duash trime
Të mbyllësh sytë drejtë nga e vërteta
Do të na bekojnë pasardhësit tanë
Për testamentet tona të blerta.
Njëherë erdhëm në këtë botë
Njëherë dashuruam gjithashtu,
ndër shekujt njerëzit lanë dashuritë
shpresën dhe zemrat poashtu.
No comments:
Post a Comment