Saturday, 24 January 2015



Sa herë jam zgjuar  nga jeta i pa influencuar
Drejt një jetë të pa dyer e dritare jam lëshue
Një lumë i trubulltë që barte sende nga malet
I thellë i shpejt, bash si një përrue.

Sa pasiguri më jepte ky lum ndjallakeq
Më ngjallte nostalgji përplot me mistere
Seç më kujtonte disa momente ankthi
Kujtime, vende, njerëz që bërtasin, plot putere.

Vallë jeton ndonjë peshk aty poshtë
Apo vetëm krimba, insekte që barin shkrijnë
Apo parazita të kuq e të zinjë të pashoq
Që vetëm në përronjë e coftina rrijnë.

Burimin tënd kam me bind vet unë
Me fjalët hyjnore kam për ta uruar e uruar
Ndoshta do t`i ngjallet epshi i natyrës
Ty more lum për të pastruar.

Kështu do të ngjajë jeta e njeriut
Nëse qëndron i pastër, deri në fund i duruar
Si lot i pastër, imazhi ruhet
Mbi përronjtë e njerëze duke influencuar.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...