Saturday, 24 January 2015



Kur për herë të parë sfidat ranë si brëshër
Fuqia e emocionit eci si gjarpër i përshkruar
Ndër sfidat rrënjët i lëshova ngadale
Duke ecur drejt botës që vet e kisha ëndërruarr.

Kur poezit e vjeshtës i lexova pastër
Nën gjethet e rëna gjithandej plotë rrënjë
Ende fuqia e zemrës ndërtonte ëndrra
Ëndërra që  vetëm një njeri i sfidave di t`i ëndërroj.

Ende besohet se ka jetë në botë
Përderisa qielli nuk mund të jet i sajuar
Një botë ku ende toka na fal të mirat e saj
Dhe ku nuk ndalemi duke ëndërruarr.

Sa shumë shpirta të trazuar skaj detit
Malet e larta të lodhur duke dururar
Gjithë jetën ëndërra të zgjatura shumë
Malet një kangë të bukur duke kënduar.

Nga  lindja e diellit deri atje në perëndim
Mes këtyre dy shpateve, lartë në horizont
I rrisim ëndërrat si qumështi fëmijët
Për një realitet më të fortë në sfond.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...