Të dua, unë ashti yt!
Tej qiellti, ku hëna nuk bënë dritë,
nuk lejoj asnjërin të pshtyj mbi plagën tënde
urrejtja është tepër e vogël kundrejtë dashurisë,
mllefi i kobshëm shkrihet në thellësin e tokës.
Nuk jam as patriot nuk jam as dinak
por, për ty do të flijohesha.
mjafton të trokasësh në derën time,
e do të bëhesha luan,
frikacak jam, po për ty eci drejt mbi këmbët e mia
përndryshe më mallkon fisi.
Të dua atdhe, unë gjaku yt!
Unë, syry yt!
No comments:
Post a Comment