Lufta nisi më 02 maj
Njerëz trima nga kjo tokë e bekuar
Nga të rrallat luftra që pa bota
Edhe gratë, fëmijët e pleqët duke luftuar.
Lufta nisi më 02 maj
Në fillim me tankse e helikoptere na granatuan
Fshati dridhej e kërcentë si top nga granatat
E trimat qëndronin duke luftuar.
Lufta nisi më 02 maj
Loti e gjaku qonin në fshat qonin dashuri
Shtëpitë morën modë të re
Disa u bën katran nga zjarri, e disa pluhur e hi.
Lufta nisi më 02 maj
Flamuj të kuq sikur zanë mali
Dikujt i humbi baba, dikujt vëllau
E shumë nënave iu humbi djali.
Lufta nisi më 02 maj
Dhe fatkeëqsisht ende s`ka mbaruar
Frontë të hapura
Me egzistencën duke luftuar.
Lufta nisi më 02 maj
Dhe ende fundi si shihet
Varfëri e skajshme or mik
Korja e bukës së ftofte ende me lot lyhet
Lufta nisi më 02 maj
Dhe luftë e heshtje me dekata
Vuajtje të reja, plage të vjetra
Përfaqësues që rrihen e politikan sakata.
Lufta nisi më 02 maj
dhe luftë e ashpër deri në amshim
pikëllim,
luftë që s`ka përfundim.
No comments:
Post a Comment