Ftofti nuk është vetëm në natyrë
Dikush edhe në shpirt e ka gjihmonë ftoftë
Lulebora zaten rritet në borë
Ani pse lëkura pranë zjarrit është e ngrohtë
Sa mirë që kafshët kanë lëkurë të trashë
Sigurisht ne njerëzit jemi specie e rrallë
Ngrohemi prej jasht e akull prej brenda
Ujkun e ruajmë brenda dhe e tregojm në përrallë.
E ndjej ujkun prej brenda kur m'thot
Më tërhiq zvarrë se këtu brenda me vdek kam
Me zor ujkun jashtë e nxorra
Të gjithë një përrallë të bukur panë.
Vera vjen vetëm pas pranverës
Nanë e lumja ban peta
me rrush
Sa keq që disa nuk janë të nxehtë vetëm në natyre
Por edhe prej brenda janë gacë e prush.
Tokën do të na e shkatërrojnë
Temperaturat tona bashkë me meteorët
Derisa dridhemi si thupra nga brenda
E nga jashtë shtiremi si glladiatorët.
No comments:
Post a Comment