Thursday, 6 April 2017

Zoti i dha emrin sprovë jetës
E sprova më e randë është ajo e vdekjes,
Një shtëpi në Xhennet Zoti premton
Për atë që sprovën e saj përballon!

Edhe pejgamberit kur i vdiq djali
zemra i qante e syri brenda se mbante lotin,
Tha zemra qan e syri loton
Por ne themi vetëm atë që kënaq Zotin!
 
Me dhimbje të vogla robi pastrohet prej mëkateve
Patjetër pastrohen më shumë ata me dhimbje të vështira,
Ku ka më mirë të shkojmë te Zoti faqebardh
Si musliman me shumë vepra të mira!

Me shumë buzqeshje plot sadaka 
Cdoherë me dashamirësi për fejën e vendlindjen,
Gjithe jetën duke punu e duke ndihmu
Vllezërit, shoqërinë dhe familjen!

Cdoherë vetëm me fjalë të mira të njohëm
Edhe kur vdiqe vetëm fjalë të mira u folën,
Kush të kishte njohur e dinte cfar zemre kishe
Shumë dashamirë që kishe edhe ne i njohëm!

Në varrimin tënd sa shumë njerëz kishte
Shume lutje për ty u bën, shumë sy për ty lotuan,
As ditën e varrimit familja e shoqëria nuk të harruan
Deri në banesën e fundit ty të shoqëruan!

Dje vdiqe ti e nesër vdesim të gjithë
E takohemi atje në botën ku nuk ka etje,
Ku nuk ka plakje, ku nuk ka dhimbje
Ku nuk ka sëmundje e nuk ka as vdekje!

Të përkujtojmë si njeri i mirë që ishe
Që vepra të mira bëre sa munde,
Të përkujtojmë cdo dit që lind dielli
Me lexim kurani, drejtuar Zotit me lutje!

Sigurisht ti atje ku je, i lumtur po rrin
Dhe po kënaqesh me prindërit e tu të mire,
Një dit patjetër dot vijmë edhe ne
Lute Zotin për ne që të ket Mëshirë!

Kjo poezi i kushtohet Sali Shabanit, nje njeri puntor, besimtar dhe bamires. Vdiq ne moshen me te mire, kur po priste ti shijonte frutet e jetes, nga nje semundje e pasherueshme. Shoket dhe farefisi e njohen Saliin si njeri zemer madh, fjale mire dhe veper drejt. Kjo u deshmua edhe gjate varrimit te tij, ku nje numer i madh moren pjes dhe folen fjalet me te mira per te. Ai pjesen me te madhe te jetes e kaloi ne Zvicerr ku jetonte bashk me familjen.
Por nuk e harroi as vendlindjen e tij, vendin ku sot pushon ne perjetesi.
Gjate qendrimit tim 1 mujor ne Zvicerr ne vitin 2013, pata rastin ta njihja me shume dhe te qendroj me shume me te! Ishte njeri qe kishte shume informacione dhe pinte duhan vazhdimisht! Heren e fundit qe e pash ishte dimrin e kaluar ku erdhi na vizitoi dhe e percollem me vetur deri ne Vishtice. Gjate rruges qeshte dhe fliste me gezim!
Thuhet qe ka qen bamires shume i madh!
Uroj Zoti te na takoj ne parajset e tij me te! Amin!





No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...