Tuesday, 11 July 2017

Një dhimbje në dysh



Të ndahet cdo gjë në dysh
Edhe dhimbja
Edhe kryedhimbja
Edhe përjetimet e dhimbjes
Edhe pasojat e dhimbjes
Që kështu të ushqehet dashuria
Që kështu të ruhet dashuria
Që kështu të kultivohet dashuria
Pasiqë dashuria është dhimbje
Të ndjesh dhimbjen e tjetrit!

Saturday, 8 July 2017

Pa dashje e kisha lënduar



Dielli rrezet mbi shpinë më lëshoi
Që të më përvëlonin dhe të më digjnin të tërin
Hëna ndricimin e fshehu
Që errësira të më frigojë

Qent lëhnin me nervozë
Të gjallë donin të më shqyenin
Toka ku shkelja bente dridhje sizmike
Donte të më përbinte brenda

Qielli mjegullat i nxorri
Donte me vetëtima të më gjuante
Lëshonte edhe breshër të fortë
Nga koka donin të më goditnin

Gjithësia me mua u hidhërua
Sepse atë e kisha lënduar,
Por ata nuk e dinin që
Pa dashje e kam lënduar!

Bashkë me të edhe veten
Edhe veten keq e kisha lënduar..       

I varfuri




Të varfurit barku si mbushet kurrë
Edhe zemrën e ka të lënduar,
Jeta i ka lidhur njëmij nyje
Të ardhmen ia’a ka bërë të shkuar!

Shpresat e të varfurit  nuk shkëlqejnë
E ato pak gëzime që kanë i kallen si kashtë,
Të varfurit lumturinë e njohin pak
Nga ky fat i egër dhe i lashtë!

Në jetën e tyres’kanë asgjë të vecantë
Asgjë të mirë su sjell jeta e përditshme,
Rrobat me vrima janë shoqëruesit më besnike
Nga e gjithë kjo botë e mjerë dhe e mërzitshme!


Megjithatë varfëria është thjeshtë gjendje njerëzore
Dhe të varfurit janë mësuar të jen të parëndësishëm,
Mirëpo nga gjitha shtresat e shoqërisë
Pikërisht të varfurit janë më të vyrtyshëm!

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...