Saturday, 8 July 2017

Pa dashje e kisha lënduar



Dielli rrezet mbi shpinë më lëshoi
Që të më përvëlonin dhe të më digjnin të tërin
Hëna ndricimin e fshehu
Që errësira të më frigojë

Qent lëhnin me nervozë
Të gjallë donin të më shqyenin
Toka ku shkelja bente dridhje sizmike
Donte të më përbinte brenda

Qielli mjegullat i nxorri
Donte me vetëtima të më gjuante
Lëshonte edhe breshër të fortë
Nga koka donin të më goditnin

Gjithësia me mua u hidhërua
Sepse atë e kisha lënduar,
Por ata nuk e dinin që
Pa dashje e kam lënduar!

Bashkë me të edhe veten
Edhe veten keq e kisha lënduar..       

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...