Wednesday, 29 January 2014



Cdo rrahje pulsi me shpie në meditim,
Shpresoj meshirën Tënde pas fundit të jetës
Besova atë që  kishe porositur Ti
Edhe kur thane:  `materia është  permanente, vet baza e vetës`.

Në çdo cep të tokës  takova dëshmi
Shpjegime të  qarta dhe racionale
Cdo gjëje  në jetë i  vendose një urtësi
Duke kuptuar që njeriu  ishte urtësia më e madhe.

Sjellën shumë spekulime, teori  komike
Mbi jetën e vdekjen që e quajnë: ` kaos`
Cdo zhytje në shkencë i detyroi  të thonë;
Sic tha Aristoteli: `Ti je Lëvizësi  i Parë mbi këtë kozmos`.

Njeriu e le të lirë, të gjykoj sipas vullnetit
Edhe pse e krijove për të vetmin qëllim,
Të fitoj dashurinë dhe meshirën Tënde,
Dhe të të Lartësoj duke të bërë  Adhurim.

Tuesday, 21 January 2014


 O njeri! Mos u dëshpëro kur të bëhet padrejtësi, ashtu si uji që nuk dëshprohet kur lan trupin e të padrejtit edhe nëse është pafundsisht i padrejt.
Mos u dëshpëro me ata që nuk e besojnë drejtësinë, sepse ata tremben prej saj, pra dije, asnjë zemër në botë nuk është njëlloj, ca më të mëdha, ca më të vogla e ca pa formë fare.
Edhe nëse digjet zemra jote për drejtësi, edhe nëse supet nuk e mbajn dot peshën e saj, edhe nëse ndrydhet e shtrydhet shpirti yt, edhe nëse buzëqeshja mbetet fjala jote e fundit, mos u dëshpëro, duro, se Zoti është me durimtarët, dhe atyre u takon çelësi i mirësisë.
Ndjehemi aq të pafuqishëm, mos pyet, jemi të pafuqishëm, të pakët, turma është e madhe,
edi se është e vështir t`i shkelim gacat, t`i mbjellim therrat në tokë, të sfidojmë terrin e kodrave, se robi sprovohet dhe provohet, e shpesh veç qiellit nuk shohim ndihmë tjetër dhe këtu fillon të mblidhet fuqia e drejtësisë duke kuptuar se drejtësia absolute gjendet vetëm tek Absoluti dhe ndihma vjen vetëm atëherë kur kërkojmë nga i "PASTRI, i SHENJTI, i SHNDRITSHMI.
E si mos ta lidhim zemrën për gjoksi, kur rruga e përjetësisë na thirr nga afër, kur dëshira për drejtësi dhe barazi të bëhet mision dhe qëllim, kur nga pamundësia pë ndalim dhe veprim me dorë e themi me gojë, e kur edhe këtë na e mohojnë e ndjejmë me zemër, pra, si të qëndrojë e qet kjo zemër që përveç drejtësisë nuk po kërkon asgjë tjetër, që shtatë lëkura i ka varur për shpirt, e flladin ia jep bylbylit, bile edhe heshtjen ia jep bylbylit, le ta grimcoje, një dit edhe ai mund të bartë uj me sqepin e tij, për t`a fikur ndonjë zjarrë që ndezin të padrejtit.
Mëkat që nuk po kuptohet, se nuk ka lot më të mirë se ai që nxjerr ngrohtësinë e një shpirti, një shpirti që vetëm në pjesën e tretë të natës qan hallet dhe ankohet, kollitet, shqetsohet dhe në fund lumturohet..
Aty i gjejmë të gjitha përgjigjet e përjetësisë, aty e kuptojmë se ç`mirësi të luftosh me djallë e padrejtësi, aty gjejmë motiv, forcë.. sepse "Ti je Dhurues i Madh".(22)

  

 

Sunday, 19 January 2014

Jemi me një mision, të pambaruar e të pafund.
Rinia jonë të prirur për muzikë dhe jetë rinore, në njërën apo tjetrën mënyrë po përpiqen ta shmangin misionin që ua ka parashtruar vet ekzistenca, këtë përgjegjësi po e lulëzojnë me zhveshje nga identiteti i tyre njerzorë, trashësia e pluhurit mbi mendjet e tyre ka marrë formën e një muri, dhe shpresat janë arratisur pa asnjë justifikim, prehja false dhe mentaliteti shumë i plakur kan marrë nocioe diturie.
O të rinjë! Janë tri gjëra që duhet t`i zotërojmë: fuqi, aftësi dhe dituri. Tri të tjera t`i psedojmë: humanitet, drejtësi dhe mëshirë. Dhe tri të tjera që duhet t`i  bojkotojmë: lakmi, mashtrim dhe tradhëtinë. 
Kemi nevojë jo thjesht për numra, por, për emra dhe cilësi. Iden për njohjen e vërtetë të vetes na e kanë bërë rivalitet, kërcënim, mizori..
Kam frikë se bota po shkon drejt një katastrofe të madhe.
Vëllazërimi nënkupton armiqësi, ndihma tradhëti, libri trillim, rrespekti nënçmin..
Thjesht humanitetin ua kemi dorëzuar policisë, nuk na intereson për plakun e vetmuar në mes të natës,
as për dorën e varfur që e gjejm të ngritur drejt nesh në çdo cep, lotin e një jetimi e shohim thjesht si art, na mungojnë veprimet njerëzore, etja për vepër të mirë.
Rrezet e diellit le të prekin zemrat tona, mendjet tona, shpirtin tonë.. sepse në realitet të gjithë jemi jetim, të gjithëve era na i ka tharrë lotët në fytyrë dhe të gjithë do të vdesim një ditë. Na ka priviligjuar Zoti me mision, zemrat na i ka bërë zemra e mendjet mendje.
Zgjohuni rini, zgjohuni sepse nuk i dihet, ndoshta jetojmë e jetojmë e jetojmë..
"Ata që zgjedh të kesh pranë, zgjidhi më të mirë se vetja, nga gjërat e para që na mësuan, e nga te fundit që zbatojmë...." (Thënie)

Friday, 17 January 2014

Nëse takohen pesë Kinez , bëjnë një urtësi. Nëse takohen pesë Japonez , shpikin një teknologji .Nëse takohen pesë amerikan , bëjnë një film . Nëse takohen pesë britanikë ,shkruajn një libër. Nëse takohen pesë shqiptarë (arab) , i bëjnë pesë grupacione, formojnë pesë parti dhe bejnë pesë ligje,çdo një prej tyre bëhet President.. Dhe pa asnjë sesion diskutimesh fillojnë . .. Aleancat , rivalitetet ,urrejtjet dhe grindje pastaj importojnë armët , beteja filloi! Të gjithë të dështuar dhe humbës . Në fund justifikimi : Kjo ishte një konspiracion i të pafeve kundër Islamit dhe muslimanëve.
(Halil Avduli)

Wednesday, 15 January 2014

Kush jam dhe për ku jam nisur!!!

Jetën time fillova t`a mbaj mend aty kah vitet e katërta ose të pestat, deri atëherë asnje fotografi nuk mbaja mend, përveç instiktit që me orientonte në gjëra që i doja si fëmijë p.sh cigaret që i "haja shumë" dhe aty këtu ndonje lodër të veçant. Më vonë, me hyrjen në çerdhen e fshatit fillova të rritem dhe gjërat t`i mësoj sipas cilësive, duke bërë edhe hapin e parë për njohjen e vetes. Nuk isha shumë i shoqërueshëm, gjithmonë kam dashur gjërat e pakta, por, të sinqerta e të vërteta, kisha vetëm dy shok më të cilët ulesha në çerdhe, dhe mësuesen tonë të cilën nuk e doja fare, pasi ishte e plakur dhe tejet e ashpër me neve.
Mua dhe dy shokët na ndau klasa e parë dhe fati i cili na përcaktoi në klasa të ndryshme, dhe natyrish që meqë banka nuk na takonte, nuk na takonte as miqësia e cila mbi të gjitha kishte qenë "e përkohsshme". Një dit, vendosa të regjistrohem tek hoxha i fshatit për mësimin e leximit në gjuhën arabe, edhe kjo punë nuk eci gjatë, hoxha nuk qe i përpikt dhe nga mungesat e shpeshta nuk shkova më, pasi më lodhte kur shkoja me aq vullnet të madh e ai pa arsye ndonjëherë mungonte, bile edhe sot e kësaj dite kur takohemi më kritikon për "braktisjen e paarsyeshme". Brenda shkollës tonë, funksiononte "shoqata kulturore Jeta e Re", dhe kursi i saj për anëtar të rinj, të cilët përveç vallzimit edhe zotërimin e qiftelië e shalkisë na e mësonin. Ide e bukur mu dok, kur më propozoi shoku im i ngushtë për t`u kyçur në shoqatë, dhe për afër dy vite isha i rregullt gati se çdo ditë pune në shoqatën "Jeta e Re", dhe kryetarin e saj që për çudi shumë e çmoja dhe i cili punonte shumë me mua. "Ra kjo darsëm e u pam dhe u ndam"-thojnë gratë e trevave tona, ra lufta e u ndam me shoqatën, të cilën asnjëherë nuk e kish a harruarr, bile edhe sot shpesh mendoj të vazhdoj aty ku e laam para dymbëdhjet viteve, sepse është shoqatë e mirëfillt dhe ka shënuar suksese kolosale, gjatë këtyre viteve. Sidoqoft jemi larg..dymbëdhjet vite diferenc kohore larg.
Babushi im më thoshte nuk po lidhesh për një litar, dhe vendosi përveç shkollës të mirrem me futboll, meqe në kohën tonë mungoni kurset e gjuhës angleze, ose trajnimet për lidership, dhe shkova në një klub futbolli, duke kaluar një kohë të shkurt aty, sepse për fat të keq trajneri jonë bënte dallime mes nesh, dhe "armiqësia jonë" filloi në një ndeshje në të cilën me gjithë fuqinë vrapova meqë mbaja numrin tetë, dhe në fund lojtar ndeshje zgjodhi "Ilirin" tjetër, që asgjë nuk dha në ndeshje, duke shkelur mbi djersën time dhe të lojtarëve tjerë, e të cilin e njihte në baza finsore dhe klanore. -Nuk shkoj më aty thash me këmbgulje, duke iu referuar padrejtësive që bënte trajneri, të cilin sot e kësaj dite nuk e përshëndes, ai mund të ket qenë edhe shumë i mirë, por, për mua do të mbetet përgjithmonë i padrejtë dhe arrogant.
Pas kësaj kohe, aventurat e mia morën fund, mu imponuan gjëra tjera, të hershme për moshën time, por, që nuk po i`u shmangesha dot..
Se për ku jam nisur e mora vesh shumë vonë, e se kush isha e dija mirë, bile shumë mirë. Vitet janë gënjeshtër, koha kishte kaluar, dhe hendeku mes meje dhe asaj kohe fëmijërie ishte aq i thellë e i largët saqë vetëm fotografitë e albumeve në shtëpi më takojnë me atë botë; plot ëndërra, ambicie, dëshira dhe dëshprime.
Shpesh, jetën time e krahasoj me një udhëtim të gjatë, në stacion nuk kisha shumë udhëtar afër meje, por, gjatë rrugës kisha shumë pasagjerë që dhan më shumë sesa meritoja prej vetes, aq sa kur zbrisnin në ndonjë stacion, ndihesha kaq i dëshpëruar dhe i mërzitur, ndonjëherë edhe dikush dëshiroi të udhëtoj me mua deri në fund, por, nuk mundi pasi rruga ime nuk ishte e shtruar me lule, dhe ishte shumë e gjatë, kërkonte fuqi shpirti.
Udhëtova, udhëtova e udhëtova shumë, deri sa thash nuk mundem më, po ndaloj, dhe papritur në rrugë gjeta "kalorësin" i cili më dha motiv për të ecur, duke më rikujtuar që po ecnim drejt pafundësis, dhe se pas nesh po mbeten gjurmët tona, sepse, rrugët e jetës time i kisha plot me njerëz të mirë, të cilët i desha shumë dhe të cilët, tani që nuk do të jemi në udhëtim së bashku, :do ta ndjejnë mungesën time ndoshta..

Sunday, 5 January 2014

 
Mos thuaj mbarova 

Për t`u çmallur sot, dje, nuk dyshoj
për t`ëndërruar nesër, sot, luftoj..
pa krenari, miqtë, kush do të pres
me bujari, qoftë vetëm, të vdes.

Të presësh, nga kush, fjalë të vjetra,
e mua trajtom, thjesht si mësim,
nëse veten, vullneti, dy jetëra..
përfundoje kët jetë, me përqafim.

Jo si qëllim, përkdhelje, vështrim
të qëndrosh, bashkë, udhëtim..
pak mua, pak vetes t`i besosh
gjëra të shtrenjta, në paqe, t`i jetosh.

Fol me heshtje, pa fjalë, mes nesh,
mos të jesh, kështu, pashpresë,
asgjë e e lindur nuk tha fillova
ndaj, as ti, mos thuaj "mbarova".
 
 




 

DIMRI

 

Pas stinës së vjeshtës, fshatin tim e pushtoi dimri, pushteti i tij shtrihej deri në pranverë, e mëzritshme është kjo stinë, mendoja me veten ashtu i ulur dhe i mbledhur në supe, derisa në dorë mbaja librin që thuajse saher që thellohesha në mendime e lexoja. Ditët shumë të shkurta dhe netët shumë të gjata, karakteristik e kësaj stine e cila përveç borës për mua nuk nënkuptonte diçka të veçantë, aq më shumë diçka festive.

Më dhimbeshin zogjtë e malit, të cilët grinden me akomodimin e kësaj stine, poashtu edhe flora ekologjike e cila tani i bie të gjindet nën shtresën e bardhë të borës, ose ballë frymës së ftoftë të dimrit, ani pse grupi faunës tani me aks pozicionehen në natyrën e bardhë e cila mes tjerash nënkupton ambient për gjah dhe egzistencë. 

Mëngjesi i kësaj stine i përngjet erupsionit të natyrës e cila sikur dëshrion të ngrijë çdo gjallesë në planetin tokë, saqë jeta e hutit bëhet monotone dhe tepër e pavlerë, si një peshk cereblar nën këmbët e një ariu, ora i përngjan një hajduti i cili po vrapon pa ekuivancë drejt stacionit policor, si vend më i sigurt për strehim, dita si një nerv imediat e cila ik me kusht imperativ, ndërsa nata ohh nata sa impozante dhe e gjatë që është dhe falë veprimeve penetruese do t`i thoja nuk je natë por je burg! 

 Nuk jam njeri eleksionues, por, sikur të mundja ksaj here do ta zgjidhja pranverën, edhe atë gjithë jetën do ta bëja pranverë, si një stinë produktive dhe shpresdhënëse, e të ngjitesha në majet më të larta dhe t`i shifja zogjtë e malit, rrugët e mirësisë, larg errësirës, ftoftit, e të ecja nëpër rrugët e bletave, t`i shof kullosat e tyre e ndoshta edhe të gjej ndonjë ilaç e të ndihmoja atyre që jetën e kanë dimër, dhe të takoja diku në thellësi veten e ta lusja të kthehet në shoqëri, ani pse shoqëria është në dimër dhe po ushqehet me mjaltin e ithët e po trembet të tregon se mjalti nuk është i ëmbël, ta shoh hijen time prej lart skajshmërisht të lakuar prej etiologjisë dhe zhytjes në detin e thellë, të takoj ujkun e ngopur e ta pyes çka është pranvera për ty? 

Kam pranuar të jetoj në pranverë, e shkruajta me dorën time epitafin tim, kam shpellën time plot pranverë dhe nuk mendoj të kthehem në dimër, i cili për mua nuk është asgjë i veçant aq më shumë më cenon pranverën time.

 

 



Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...