Sunday, 19 January 2014

Jemi me një mision, të pambaruar e të pafund.
Rinia jonë të prirur për muzikë dhe jetë rinore, në njërën apo tjetrën mënyrë po përpiqen ta shmangin misionin që ua ka parashtruar vet ekzistenca, këtë përgjegjësi po e lulëzojnë me zhveshje nga identiteti i tyre njerzorë, trashësia e pluhurit mbi mendjet e tyre ka marrë formën e një muri, dhe shpresat janë arratisur pa asnjë justifikim, prehja false dhe mentaliteti shumë i plakur kan marrë nocioe diturie.
O të rinjë! Janë tri gjëra që duhet t`i zotërojmë: fuqi, aftësi dhe dituri. Tri të tjera t`i psedojmë: humanitet, drejtësi dhe mëshirë. Dhe tri të tjera që duhet t`i  bojkotojmë: lakmi, mashtrim dhe tradhëtinë. 
Kemi nevojë jo thjesht për numra, por, për emra dhe cilësi. Iden për njohjen e vërtetë të vetes na e kanë bërë rivalitet, kërcënim, mizori..
Kam frikë se bota po shkon drejt një katastrofe të madhe.
Vëllazërimi nënkupton armiqësi, ndihma tradhëti, libri trillim, rrespekti nënçmin..
Thjesht humanitetin ua kemi dorëzuar policisë, nuk na intereson për plakun e vetmuar në mes të natës,
as për dorën e varfur që e gjejm të ngritur drejt nesh në çdo cep, lotin e një jetimi e shohim thjesht si art, na mungojnë veprimet njerëzore, etja për vepër të mirë.
Rrezet e diellit le të prekin zemrat tona, mendjet tona, shpirtin tonë.. sepse në realitet të gjithë jemi jetim, të gjithëve era na i ka tharrë lotët në fytyrë dhe të gjithë do të vdesim një ditë. Na ka priviligjuar Zoti me mision, zemrat na i ka bërë zemra e mendjet mendje.
Zgjohuni rini, zgjohuni sepse nuk i dihet, ndoshta jetojmë e jetojmë e jetojmë..

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...