Wednesday, 29 January 2014



Cdo rrahje pulsi me shpie në meditim,
Shpresoj meshirën Tënde pas fundit të jetës
Besova atë që  kishe porositur Ti
Edhe kur thane:  `materia është  permanente, vet baza e vetës`.

Në çdo cep të tokës  takova dëshmi
Shpjegime të  qarta dhe racionale
Cdo gjëje  në jetë i  vendose një urtësi
Duke kuptuar që njeriu  ishte urtësia më e madhe.

Sjellën shumë spekulime, teori  komike
Mbi jetën e vdekjen që e quajnë: ` kaos`
Cdo zhytje në shkencë i detyroi  të thonë;
Sic tha Aristoteli: `Ti je Lëvizësi  i Parë mbi këtë kozmos`.

Njeriu e le të lirë, të gjykoj sipas vullnetit
Edhe pse e krijove për të vetmin qëllim,
Të fitoj dashurinë dhe meshirën Tënde,
Dhe të të Lartësoj duke të bërë  Adhurim.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...