Wednesday, 15 January 2014

Kush jam dhe për ku jam nisur!!!

Jetën time fillova t`a mbaj mend aty kah vitet e katërta ose të pestat, deri atëherë asnje fotografi nuk mbaja mend, përveç instiktit që me orientonte në gjëra që i doja si fëmijë p.sh cigaret që i "haja shumë" dhe aty këtu ndonje lodër të veçant. Më vonë, me hyrjen në çerdhen e fshatit fillova të rritem dhe gjërat t`i mësoj sipas cilësive, duke bërë edhe hapin e parë për njohjen e vetes. Nuk isha shumë i shoqërueshëm, gjithmonë kam dashur gjërat e pakta, por, të sinqerta e të vërteta, kisha vetëm dy shok më të cilët ulesha në çerdhe, dhe mësuesen tonë të cilën nuk e doja fare, pasi ishte e plakur dhe tejet e ashpër me neve.
Mua dhe dy shokët na ndau klasa e parë dhe fati i cili na përcaktoi në klasa të ndryshme, dhe natyrish që meqë banka nuk na takonte, nuk na takonte as miqësia e cila mbi të gjitha kishte qenë "e përkohsshme". Një dit, vendosa të regjistrohem tek hoxha i fshatit për mësimin e leximit në gjuhën arabe, edhe kjo punë nuk eci gjatë, hoxha nuk qe i përpikt dhe nga mungesat e shpeshta nuk shkova më, pasi më lodhte kur shkoja me aq vullnet të madh e ai pa arsye ndonjëherë mungonte, bile edhe sot e kësaj dite kur takohemi më kritikon për "braktisjen e paarsyeshme". Brenda shkollës tonë, funksiononte "shoqata kulturore Jeta e Re", dhe kursi i saj për anëtar të rinj, të cilët përveç vallzimit edhe zotërimin e qiftelië e shalkisë na e mësonin. Ide e bukur mu dok, kur më propozoi shoku im i ngushtë për t`u kyçur në shoqatë, dhe për afër dy vite isha i rregullt gati se çdo ditë pune në shoqatën "Jeta e Re", dhe kryetarin e saj që për çudi shumë e çmoja dhe i cili punonte shumë me mua. "Ra kjo darsëm e u pam dhe u ndam"-thojnë gratë e trevave tona, ra lufta e u ndam me shoqatën, të cilën asnjëherë nuk e kish a harruarr, bile edhe sot shpesh mendoj të vazhdoj aty ku e laam para dymbëdhjet viteve, sepse është shoqatë e mirëfillt dhe ka shënuar suksese kolosale, gjatë këtyre viteve. Sidoqoft jemi larg..dymbëdhjet vite diferenc kohore larg.
Babushi im më thoshte nuk po lidhesh për një litar, dhe vendosi përveç shkollës të mirrem me futboll, meqe në kohën tonë mungoni kurset e gjuhës angleze, ose trajnimet për lidership, dhe shkova në një klub futbolli, duke kaluar një kohë të shkurt aty, sepse për fat të keq trajneri jonë bënte dallime mes nesh, dhe "armiqësia jonë" filloi në një ndeshje në të cilën me gjithë fuqinë vrapova meqë mbaja numrin tetë, dhe në fund lojtar ndeshje zgjodhi "Ilirin" tjetër, që asgjë nuk dha në ndeshje, duke shkelur mbi djersën time dhe të lojtarëve tjerë, e të cilin e njihte në baza finsore dhe klanore. -Nuk shkoj më aty thash me këmbgulje, duke iu referuar padrejtësive që bënte trajneri, të cilin sot e kësaj dite nuk e përshëndes, ai mund të ket qenë edhe shumë i mirë, por, për mua do të mbetet përgjithmonë i padrejtë dhe arrogant.
Pas kësaj kohe, aventurat e mia morën fund, mu imponuan gjëra tjera, të hershme për moshën time, por, që nuk po i`u shmangesha dot..
Se për ku jam nisur e mora vesh shumë vonë, e se kush isha e dija mirë, bile shumë mirë. Vitet janë gënjeshtër, koha kishte kaluar, dhe hendeku mes meje dhe asaj kohe fëmijërie ishte aq i thellë e i largët saqë vetëm fotografitë e albumeve në shtëpi më takojnë me atë botë; plot ëndërra, ambicie, dëshira dhe dëshprime.
Shpesh, jetën time e krahasoj me një udhëtim të gjatë, në stacion nuk kisha shumë udhëtar afër meje, por, gjatë rrugës kisha shumë pasagjerë që dhan më shumë sesa meritoja prej vetes, aq sa kur zbrisnin në ndonjë stacion, ndihesha kaq i dëshpëruar dhe i mërzitur, ndonjëherë edhe dikush dëshiroi të udhëtoj me mua deri në fund, por, nuk mundi pasi rruga ime nuk ishte e shtruar me lule, dhe ishte shumë e gjatë, kërkonte fuqi shpirti.
Udhëtova, udhëtova e udhëtova shumë, deri sa thash nuk mundem më, po ndaloj, dhe papritur në rrugë gjeta "kalorësin" i cili më dha motiv për të ecur, duke më rikujtuar që po ecnim drejt pafundësis, dhe se pas nesh po mbeten gjurmët tona, sepse, rrugët e jetës time i kisha plot me njerëz të mirë, të cilët i desha shumë dhe të cilët, tani që nuk do të jemi në udhëtim së bashku, :do ta ndjejnë mungesën time ndoshta..

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...