Sunday, 5 January 2014


 

DIMRI

 

Pas stinës së vjeshtës, fshatin tim e pushtoi dimri, pushteti i tij shtrihej deri në pranverë, e mëzritshme është kjo stinë, mendoja me veten ashtu i ulur dhe i mbledhur në supe, derisa në dorë mbaja librin që thuajse saher që thellohesha në mendime e lexoja. Ditët shumë të shkurta dhe netët shumë të gjata, karakteristik e kësaj stine e cila përveç borës për mua nuk nënkuptonte diçka të veçantë, aq më shumë diçka festive.

Më dhimbeshin zogjtë e malit, të cilët grinden me akomodimin e kësaj stine, poashtu edhe flora ekologjike e cila tani i bie të gjindet nën shtresën e bardhë të borës, ose ballë frymës së ftoftë të dimrit, ani pse grupi faunës tani me aks pozicionehen në natyrën e bardhë e cila mes tjerash nënkupton ambient për gjah dhe egzistencë. 

Mëngjesi i kësaj stine i përngjet erupsionit të natyrës e cila sikur dëshrion të ngrijë çdo gjallesë në planetin tokë, saqë jeta e hutit bëhet monotone dhe tepër e pavlerë, si një peshk cereblar nën këmbët e një ariu, ora i përngjan një hajduti i cili po vrapon pa ekuivancë drejt stacionit policor, si vend më i sigurt për strehim, dita si një nerv imediat e cila ik me kusht imperativ, ndërsa nata ohh nata sa impozante dhe e gjatë që është dhe falë veprimeve penetruese do t`i thoja nuk je natë por je burg! 

 Nuk jam njeri eleksionues, por, sikur të mundja ksaj here do ta zgjidhja pranverën, edhe atë gjithë jetën do ta bëja pranverë, si një stinë produktive dhe shpresdhënëse, e të ngjitesha në majet më të larta dhe t`i shifja zogjtë e malit, rrugët e mirësisë, larg errësirës, ftoftit, e të ecja nëpër rrugët e bletave, t`i shof kullosat e tyre e ndoshta edhe të gjej ndonjë ilaç e të ndihmoja atyre që jetën e kanë dimër, dhe të takoja diku në thellësi veten e ta lusja të kthehet në shoqëri, ani pse shoqëria është në dimër dhe po ushqehet me mjaltin e ithët e po trembet të tregon se mjalti nuk është i ëmbël, ta shoh hijen time prej lart skajshmërisht të lakuar prej etiologjisë dhe zhytjes në detin e thellë, të takoj ujkun e ngopur e ta pyes çka është pranvera për ty? 

Kam pranuar të jetoj në pranverë, e shkruajta me dorën time epitafin tim, kam shpellën time plot pranverë dhe nuk mendoj të kthehem në dimër, i cili për mua nuk është asgjë i veçant aq më shumë më cenon pranverën time.

 

 



No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...