Sunday, 9 February 2014



          E, Megjithatë lulja mbiu


Rrëmujë, shuheshin shpresa jete, vriteshin fëmijë
Ankth, digjeshin shpirta, zemra e shtëpi,
Merrnin fund shumë ëndërra vajzërie, djaloshare,
Dukej sikur paqja, qartë ishte shpreh: nuk vij.

Lotët e nënave, ishin bërë përditshmëri, sytë rrathë të enjtur,
Në krahët e errësirave, në bodrume, gjenin prehjen
Nata dhe dita ishin njësoj, zhurma helmuese na merrte frymën
Disa humbën djemt, disa prindërit, e disa strehën.

Ajo kohë iku, dhe trishtimin e ankthin mori me vete,
As fjalët se përshkruan dot, as ndërlikimet politike se shpërblyn,
Edhe pse shumë zemrave u heqën copë, shumë shpirtave thellsin u shkundën,
Lulet e asaj pranvere u thane, e megjithatë lule të reja mbin.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...