Unë shkruaj
Unë shkruaj poezi, tregime e ç`mos më vie në mend
Dhe kurrë më nuk i`a lexoj vetes, rrotull nuk sillen,
Shpesh janë kontradiktore, si dallga me bregun,
Herë puthen mes vete e herë me rrëmbim zihen.
Shkruaj, se nuk lejoj të shuhet drita e syve,
Se vetëm kur shkruaj, kujtoj, ç`mallem e shoh
Shtatore e gjallë bëhët qenia ime, kur them atë që e fsheh
gjuha,
Dhe të vetmuarit që shkruajnë, mes vargjeve i njoh.
No comments:
Post a Comment