Sunday, 9 February 2014



Sa herë gjat rrugës vrapoja për atje,
Majës  të largët, që gjatë ëndërrave e kam vizituar
Rojet e ditës me kthenin mbrapsht, e natën ishte në shtrat dry,
Plot tela e gjemba, lehje qensh të tërbuar, 
me mure të larta plot elektricitet
E mistershme ishte, ëndërr ne gjume e synim zgjuar, ishte piksynimi im
Nuk ishte ambicie e vjetër, e as epsh për diçka të tillë
Lavdia aty, po po aty, qetësisht më priste, 
të përshkoj gjithë ato sfida
Sespe asaj si bëhej kurrë vonë, ani pse unë isha me ditë të numëruara
Edhe pse lotin për syri e kisha qëndisur, 
e qerpikun e lagur nder të vetëm e kisha
Armë kisha sendet e thjeshta, dhe ndjehesha kaq i armatosur, për fitorën e madhe
Gjuhën e kisha shtrënguar, fortë me dhëmballë, dhe me duar sa kisha fuqi
Një matematik e thjeshtë, gjithë ajo lavdi që lëkund dhe varret
E struk gjithë të vdekurit dhe të gjallët që kerkojnë strehim,
Ndaj dot tentoj deri në vdekje, në vdekje ndoshta,
Atëher ndoshta do ta meritoj, lavdin, 
pallatin tim, që për jetë e kisha ëndërrim.
Vendosshmëria thuhet, edhe akullnajat shkriu, e i shëndrroj gjitha në ujë
Epokën e ujit sërish e bëri akull, dhe rrezet përseri ua vendosi sipër,
Kjo ishte fortifikata e vendosshmërisë, ndaj do  të tundem i duruar,
Nëse sonte kthehem mbrapsht, nuk do të thotë që nesër s`vij
Un do të vij i gjallë tek ti, ose kur të jem i vdekur, sidoqoft, vjen ti.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...