(Elegji për kohën e një djali që u zhvesh nga jeta)
Mos më prek në plagë e në vetminë time,
Mos më vrit në jetë , mos më vrit për së gjalli,
Kur unë vitet, shekujt, mileniumet i mora parasysh,
Ti s`të bëri përshtypje, prezenca, s`të bëri përshtypje as
pritja, as malli!
Un që gjindesha në udhëkryq, krejt i vetëm
Dhe malli më merrte nga një cop shpirt çdo ditë,
Ti me ndërgjegje të qetë rrije indiferente
Prita një muaj, prita shumë muaj, u bë një vit!
Unë se kuptoj epokën tonë dot,
Ti të fala shumë, do të mbetesh në shpirt e vjetër,
Na u bë e ndaluar në ketë botë, bashkimi ynë,
Ndoshta do të na lejohet në botën tjetër!
Kur fillova t`i flas vetes, pra me shumë dashamirësi
Dhe lash anash gjithë njerzinë,
Kuptova sa nuk imponohen dot ndjenjat
Nuk ishim pjekur ende, nuk guxuam…dashurinë!
Privuam vetëm prej njëri tjetrit;
Atë që kishim kurrë se shpalosëm,
Injoruam zemrat e njëri tjetrit,
Me duar tona ndjenjat varrosëm.
Pra mos më llogarit mua fajtor;
Vetmia për mua nuk ishte e shëndetshme,
më bëri kriminel, vetjak e tradhtar,
Më bëri shëndrrues i të vërtetave në të rrejshme!
Nuk kam frikë më për asgje, madje..
As për tjerët e as për vetën;
Ne vetë shuam yjet, botën që lindi
Ksaj epoke jap pash lindjen, ja pash dekën!
Lamturmirë, për tërë jetën;
Kur të takohemi “ditën e madhe” kam justifikim
Në mundsh dëshmoje të kundërten
Dhe mos më zhyt në harrim!
No comments:
Post a Comment