Saturday, 19 April 2014


Koha është më e shtrejtë se vet jeta
A thua si ndjehet koha me mua, me ty
Edhe kësaj kohe po i vie koha
Nuk e kam të qartë rrjedhën e saj
Kurthin që kurdisim vetes.
Sikur ta kisha veten vëlla, shok,
E ta kisha këshilluar, vetëdijsuar
E t`i tregoj se kush ec me durim, ec i lumtur
Dhe se në jetë, në zemër,
Ata që na harrojnë janë më të nderuarit tonë,
Ata që na injorojnë janë frikacakë
Dhe ata që na qëndrojnë afër,
I duam, i lidhim duart me ta,
E bekojmë jetën.
Njeriu në jetë, ka një shkollë, çelsëi i çdo porte
Shkolla e fjalës së mirë, vlerës saj në heshtje,
Në mungësën tonë, ndonjëherë
Kur malli do të jetë shumë i rëndë
E zemra do të jetë shumë e vogël
Të përballoj peshën e saj
Zhbërjen tonë definitive.
Vallë sa i thellë mund të jetë një shpirt
Që në kohë e hapësirë frymon
Herë i lumtur herë i mërzitur
Herë ambicioz e herë në lot mbytur
Ah sikur ta kapja veten për beli
E ta shtrengoja fort mu në zemër
Me mjeshtëri të ecja mbi sprovat
E në thes t`i fusja të gjitha dhimbjet
Nga larg t`i gjuja në ndonjë përrua
Njëher e përgjithmonë veten t`a dua.
Një telegram vetes t`ia shkruaj
E në fund t`i them “më fal”
Të shoqërohemi pa urrejtje, pa plagë
Të ecim me këmbë, më gjurin e vrarë
Si dikur, kur shkoja në klasë të parë.
Mos ta kaloj asnjë ditë i vetëm,
Pa mllef, pa asgjë tragjike.
Do të vija koha, kohës do t`i vijë koha
Kur nuk do të shkruaj poezi,
Kur do të jetoj kët jetë plot gjurmë
Mbi dinjitetin, mirësin e shkelur
Dhe portën e mbyllur ta ruaj,
Si dy ushtarë shumë besnik.
Ah sikur të kisha një ‘antivet’
Që do të kishte efekt retroaktiv
E të udhëtoja gjithandej botës
Nga një buzqëshje të hidhja rrugës
“Thanë lindëm nga dashuria”
Dhe po vdesim nga urrejtja, pesimizmi
Nga e pamundura për të qenë të mundur
Ndryshimi,
Të paformuar në bindje, ide, vizione ndoshta
Por luftëtar të vertët të vetes tonë.
Fundi jonë
Rrugës të cilën jemi nisur!?

Saturday, 5 April 2014



Njoftim Kryetari të Komunës për formimn e këshillit rinor
I nderuari Kryetar i Komuës së Likovës, të nderuar pjestar të këshillit komunal, ju sekretar dhe të gjithë ju punonjës të nderuar, na lejoni që fillimisht t`u shprehim falemnderitmet tona më të përzemërta, që pranuat dhe ofruat mbështetje morale dhe institucionale, për neve si grup rinor inicues në nivel lokal.
Ne të rinjtë e Komunës së Likovës, student, sportist e nxënës, pas një trajnimi, analize dhe  hulumtimi erdhëm në përfundim, se tani më shumë se kurrë, Komuna jonë ka nevoj për formimin e një këshilli rinor, i cili do t`i qante dhe do ti përcillte hallet dhe dertet e rinisë së Komunës tonë.
Me iniciativën e “CID”, pra, Qendrës për Dialog Ndërkulturor  dhe “MOF”, pra, Forumit Edukativo RInor, dhe me vetdëshirën tonë, ndjekëm seminarin pesë javor në Mavrov, me tëmë: “Zhvillimi i politikave Rinore dhe Kyçja e të Rinjëve në Procesin e Vendimmarrjes ne Nivel Lokal”.
Si rezultat i këtyre trajnimeve shumë dobiprurësë në njerën anë dhe si rezultat i nevojës së patjetërsueshme për krijimin e këshillit rinor në anën tjetër, e gjetëm vetën mjaft të përgaditur, që si asnjëherë më parë të marrim hapin final, dhe komunën tonë ta karakerizojmë me një këshill rinor, i cili mes tjerash do të jetë vendi më i qartë ku do të pasqyrohet gjendja dhe halli i të rinjëve.
Qëllimi i formimit të këtij këshilli rinor, parasegjithash, është të ofrojë mbështetje dhe transparenc të rinjëve të cilët ballafqohen me shumë sfida, pastaj, bashkëpunimi dhe aktivizimi i të gjitha grupeve rinore në Komunën tonë, qofshin grupe partiake, sportive, kulturore apo edhe humanitare. Nëpërmjet kësaj rruge, parashohim aktivizimin masiv të rinisë, zhvillimin e disa plan projekteve duke potencuar: debate të hapura, iniciativa ekologjike, hapjen e një biblioteke, organizimin e të rinjëve, avancimin e sportit në komunën tonë dhe bashkëpunimin apo degëzimin e shumë organizatave të dobishme në Komunën tonë. Ne mesin e agjendës dhe platformës tonë, kemi paraparë takime të rregullta me përfaqeësuesit Komunal, ose me vet Kryetarin e Komunës, të paktën njëher në muaj.
Këshilli jonë ka strukturën e vet përbërëse, pra, kryesinë, kryetarin, sekretarin, arkatarin dhe anëtarët e rregullt, ku nga çdo fshat i Komunës tonë ka nga një përfaqësues, nga çdo klub sportiv, shoqat kulturore dhe forum partiak nga një përfaqësues gjithashtu.  Poashtu, këshilli jonë, posedon dokumentet e veta zyrtare, planin strategjik, platformën, logon  si dhe faqën e vet zyrtare.
Npërmjet kësaj shkrese, tentojm dhe shpresojm që edhe më shumë ta rrisim mbështetjen dhe përkrahjen tuaj e cila nuk na ka munguar asnjëhëre, poashtu duam që të jeni të informuar detajisht për çdo veprim dhe iniciativ tonën, e cila mbi të gjitha ka karakter shoqërorë dhe synon të mirën e rinisë.
Me sinqeritetin më të madh, me shumë dashamirësi e përfundojm këtë shkresë, duke ju uruar progrese madhështore, dhe  shumë shëndet, i cili domosdoshmërisht është parakusht për çdo sukses!
Kryesia:
Ilir Osmani; Blerim Rushiti; Faton Ismaili; Behar Demiri dhe Shefije Mustafi!
Autor: ILIR OSMANI


E kam pas fatin të  jem mbi kurrizin e një deve
E të kalëroj netëve pa hanë i vetëm
Dukë mbajtur mbi supe barrën, mbijetësën, rezistencën,
Harresën, shenjën e të madhes e të largtës, dritë
Ndaj, mos ma vendosni thikën në fyt
As mos më gjuani me gur, tek eci zvarrë i gjakosur
Me lejoni të mbushem frymë, e të shikoj belbat e syve tuaj
Dhe t`ua konstatoj pulsin, lëvizjen e syve, mimikat dhe
Përplasjet e mendimeve, ideve dhe përmasave tuaja,
Dalura të gjitha sëbashku me një ofshamë.
E ndjej edhe kur tash solemnisht bëheni gati
Dhe agimi përplaset mbi pjesën e ksaj toke
Dhe duart e mia të “çelikta” të lidhura qëndrojnë, dhe sytë
Nga lodhja marrin pamje briliante, njejt sikur gjithë historia njerzore
Kur të vetmuarit marrin pamje të veçant gjatë persekutimit
Dhe të fortit prej qelqi të ndërtuar, shikojnë
Dhe un i shikoj po me të njejtin mall, me
Të njejtën buzëqeshje, me shumë dashamirësi
Tani që po ndahemi, sidomos… tani që më dua t`i harroj
Tani që mes turmës  nuk po dalloj kujtesën, shkëlqimin që dallova dikur
Tani më që nuk njihem me askënd për asgjë
Tani që kushedi se ku do të ngrihem, hija ime
Sepse zemrat  ishin ngri,
Nuk  ka varr që do ta mbajë, nuk ka zemër
S`ka njeri, s`ka njeri që e don më shumë dritën                                                                                                                 
Sesa drita e syve të mi.
Vërtetë varr qenka, por dritë gjeta, prehje gjeta
Ndjenja paska.

Politika



Cilido qoftë ideali i politikës
Ne e rrethojmë fletën e votimit;
Me këtë harrojmë idelain e popullit
Dhe i japim leje krimit.

Ndryshku disavjeçar po siilet përqark
Shenjat e lypsarëve që do thejnë dhëmbt;
Do luten të u japim votën
Dhe pas saj, të na thejnë këmbt.

Bima e egër i përshtatet vetëm një toke
Dhe në diell bën hije vetëm një njeri
Na mbyti injoranca mbarë popullore
Se politika nuk njef dot njerzi.

Epilogu ynë është tejet i brishtë
Sensibilizimi një dit do të vij;
Ta zbus kët tragjedi gjigante
Fletën e votimit unë do ta shky.


Cilido qoftë ideali i politikës
Ne e rrethojmë fletën e votimit;
Me këtë harrojmë idelain e popullit
Dhe i japim leje krimit.

Ndryshku disavjeçar po siilet përqark
Shenjat e lypsarëve që do thejnë dhëmbt;
Do luten të u japim votën
Dhe pas saj, të na thejnë këmbt.

Bima e egër i përshtatet vetëm një toke
Dhe në diell bën hije vetëm një njeri
Na mbyti injoranca mbarë popullore
Se politika nuk njef dot njerzi.

Epilogu ynë është tejet i brishtë
Sensibilizimi një dit do të vij;
Ta zbus kët tragjedi gjigante
Fletën e votimit unë do ta shky.

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...