Sunday, 7 September 2014

“Koha është të duhemi”



Të kesh beim në mua kur të them trime,
Të kem besim në ty, kur më thua trim.
Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
Shumë pushkët mbushi babai yt, fisi yt.

Njëmijë e një të zeza kurdise, kudo ma zi e prite,
Nën një kulm banonim, nga frengjia me dritë më peshove.
Me ditë lexoja Shekspirin, nën hijën e kullës,
Se mos do të takoj te kroni i Shpresave.

Ma ruaj syrin dashuria ime,
Ma ruaj shpinën nga dielli nga acari.
Kam frike se ma therrin syrin cupat e territ
Kam frikë se më vrasin pas shpine, të pabesët.

Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë kët ujë të madh,
I huaj s`jam e as s`vi nga tokë e vdekshme.
Ne fund të livadhit të kositur, apo sheh?
Ai kali bardh, është i yni, tash e përgjithmonë.

Më shiko drejt në sy,
Lërzi zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell lule nga zemra e bjeshkës,
Do ta ndez llambën në kullë, do ta hedh farën në tokën e re.

Kur të desha, çoja dashuri pas shtatë katundeve,
E të rënat të forta i kishim.
Kur më deshe, çoja dashuri më një grua të marrë,
E mahalla jehonte nga shpifjet.

..na iku jeta trime, s`menduam pak edhe për vete,
Koha ëshë të duhemi...

(Ali Podrimja)

Saturday, 6 September 2014



Të debatosh me një injorant nuk ëshë gjë e thjeshtë! Para se t`i kyçesh debatit, duhe të kesh parasysh disa gjëra; e para duhet t`i mbysësh nervat, njohuri tua t`i lësh në një cep të dhomës, eksperiencën tënd ta qosh huq dhe etikën e të diskutuarit ta trajtosh si diçka inekzistente.
Duhet të kesh parasysh se do ta humbësh debatin. Do ta humbesh, sespe në këtë rast ti do të diskutosh me një injorant, e meqe ai nuk e ka mundësin e të diskutarit në instancat e tua, atëherë je i deytuar të zbresësh ti ne nivelet që ai zotërin dhe të debatosh. Debatin do ta humbësh, sepse ai do të jet kembëngules, dhe për injorancën e tij do të kerkoj argumente, dhe meqë ti nuk mund të gjesh argumentë për një injorant, atehërë vevetiu tëk ai do të krijohet mendësia se po e tërheq debatin nga vetja dhe rrjedhimisht ti po të nxjerr nga loja. Mandej, ai nuk do të jet i gatshëm të ndëgjoj, nuk do të pranoj asnjë citat, thënie ose mendim të mencur, ai nuk do të lejoj të jesh i qartë dhe konciz, gjë që rezulton të të bëj nervoz dhe të dalësh tej kontrolli.
Ta mundësh nje injorant dhe të fanatik të palexuar nuk ëshë e pamundur, por është e vështirë, ai do të flas për ato që mundet e do të kërkoj ty, të flasësh për ato që nuk mundesh. Mendimet e tij janë të pjekura dhe të jetgjata në kokën e tij, sepse ai nuk e zhvillon vazhdimisht intelegjencën dhe mendimin, ai nuk merr erë nga librat dhe nuk e kupton sensin e modestit kundrejt diturisë. Mendimet e tij janë të pjekura dhe të gabuara, sepse vizioni i tij është i larg aq sa ëshë hunda e tij.
Të debatosh dhe të tëntosh të bindësh një injorant fanatik, nuk është e thjesht, sepse parasegjithash do ta nençmosh intelegjencën tënde, vyrtytet dhe karakërin tënd. Ndoshta më e dobishme është ta kursejm veten nga të tillë individ. Fundja po të mos kishte injoranta bota, ç`kuptim do të kishte injoranca?! Debati që ti i ofron një injoranti atij i jep kënaqsi, ndjenja të mendjemadhësisë dhe ndjenja të infiorietit. Andaj, injorantët injoroi..
Gjuha e vetmë me të cilën do t`i flasësh një injoranti është suksesi dhe veprimet tua, përderisa ai do të pres në pritën e tij që ka ngecur, ti shkel dhe ndërto rrugë të reja, prek stadet e shkencës dhe zotëro njohuri të përgjithshme, mbushe bagazhin tënd me përvoja dhe eksperienca nga më të rrallat, fito miq dhe bashkmendimtarë që keni piktakime të përbashkëta dhe bëhu një njeri që do të jet një reformator i shoqërise, dhe që  gjithë potencialin që posedon do t`a vendose në shërbim të shoqërisë.
Kjo është rruga e vetme që shpie drejt suksesit dhe fitores. Sepse “ të jesh modest nuk do të thoë të humbasësh dinjitetin tënd”. Suksesi dhe bëmat e tua janë identiteti yt, flamuri që bart mbi vlerat dhe karakteristikat e tua.


Loti është i shtrejtë, me të s`bëhet pazar,
Loti është i ngrohtë, e s`ka më të bukur.
Loti është i vetmi, më i çmuari thesar,
Ndaj mos e nxjerr jashtë më të ngutur!

Loti yt i ngrohtë, seç rrëshqiti mbi mua,
Edhe pse ishte lot, i thjeshtë dashurie.
Të dua në fund, pas përqafimit me thua,
Zërat tona, jehonë melodie!

Nuk dua të qash, por, kurseji lotët,
Dhe mos më lag, me lot mbi këmish.
Orë e sekond shëndrrohen motet,
kur loti më prek, më prek thellë në mish!

Kurseji lotët, kurseji `mikja` ime,
Mos i derdh për mua, veçse më ke pranë.
Ti luftove për dashurinë tonë, si trime..
..si trime edhe lotët mbi faqe të ranë!


Kohë e zymtë, lagështi e shi
Dhe tej tutje, shiu pemët zhvezh
Të gjithë të strukur e s`leviz njeri
Nga dhoma un, një pallto vesh!

Marshon mbi shua shiu, pika pika
E mua nga ftofti, buza më shkon në gazë
Të ishte me mua tani, ajo e gjitha
Edhe pikat  e shiut një nga nje i vras!

Malli me motin jane miq të vjetër,
Siç jam unë, me diellin e shiun.
Shpesh lotin e bëjm shi, kur pikon në letër,
Tek më shikonte nga dritarja, e përshendeta fqiun!

Shiu kishtë bërë shtrat lumi, në mjekërr
Duke më qortaur, më flisë nëna të dera.
`mos gabo të dalesh, pa ombrellë herë tjetër`
Vetëm kur je vet i dyti, hapet nënë ombrella!

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...