Saturday, 6 September 2014



Loti është i shtrejtë, me të s`bëhet pazar,
Loti është i ngrohtë, e s`ka më të bukur.
Loti është i vetmi, më i çmuari thesar,
Ndaj mos e nxjerr jashtë më të ngutur!

Loti yt i ngrohtë, seç rrëshqiti mbi mua,
Edhe pse ishte lot, i thjeshtë dashurie.
Të dua në fund, pas përqafimit me thua,
Zërat tona, jehonë melodie!

Nuk dua të qash, por, kurseji lotët,
Dhe mos më lag, me lot mbi këmish.
Orë e sekond shëndrrohen motet,
kur loti më prek, më prek thellë në mish!

Kurseji lotët, kurseji `mikja` ime,
Mos i derdh për mua, veçse më ke pranë.
Ti luftove për dashurinë tonë, si trime..
..si trime edhe lotët mbi faqe të ranë!

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...