Saturday, 6 September 2014



Të debatosh me një injorant nuk ëshë gjë e thjeshtë! Para se t`i kyçesh debatit, duhe të kesh parasysh disa gjëra; e para duhet t`i mbysësh nervat, njohuri tua t`i lësh në një cep të dhomës, eksperiencën tënd ta qosh huq dhe etikën e të diskutuarit ta trajtosh si diçka inekzistente.
Duhet të kesh parasysh se do ta humbësh debatin. Do ta humbesh, sespe në këtë rast ti do të diskutosh me një injorant, e meqe ai nuk e ka mundësin e të diskutarit në instancat e tua, atëherë je i deytuar të zbresësh ti ne nivelet që ai zotërin dhe të debatosh. Debatin do ta humbësh, sepse ai do të jet kembëngules, dhe për injorancën e tij do të kerkoj argumente, dhe meqë ti nuk mund të gjesh argumentë për një injorant, atehërë vevetiu tëk ai do të krijohet mendësia se po e tërheq debatin nga vetja dhe rrjedhimisht ti po të nxjerr nga loja. Mandej, ai nuk do të jet i gatshëm të ndëgjoj, nuk do të pranoj asnjë citat, thënie ose mendim të mencur, ai nuk do të lejoj të jesh i qartë dhe konciz, gjë që rezulton të të bëj nervoz dhe të dalësh tej kontrolli.
Ta mundësh nje injorant dhe të fanatik të palexuar nuk ëshë e pamundur, por është e vështirë, ai do të flas për ato që mundet e do të kërkoj ty, të flasësh për ato që nuk mundesh. Mendimet e tij janë të pjekura dhe të jetgjata në kokën e tij, sepse ai nuk e zhvillon vazhdimisht intelegjencën dhe mendimin, ai nuk merr erë nga librat dhe nuk e kupton sensin e modestit kundrejt diturisë. Mendimet e tij janë të pjekura dhe të gabuara, sepse vizioni i tij është i larg aq sa ëshë hunda e tij.
Të debatosh dhe të tëntosh të bindësh një injorant fanatik, nuk është e thjesht, sepse parasegjithash do ta nençmosh intelegjencën tënde, vyrtytet dhe karakërin tënd. Ndoshta më e dobishme është ta kursejm veten nga të tillë individ. Fundja po të mos kishte injoranta bota, ç`kuptim do të kishte injoranca?! Debati që ti i ofron një injoranti atij i jep kënaqsi, ndjenja të mendjemadhësisë dhe ndjenja të infiorietit. Andaj, injorantët injoroi..
Gjuha e vetmë me të cilën do t`i flasësh një injoranti është suksesi dhe veprimet tua, përderisa ai do të pres në pritën e tij që ka ngecur, ti shkel dhe ndërto rrugë të reja, prek stadet e shkencës dhe zotëro njohuri të përgjithshme, mbushe bagazhin tënd me përvoja dhe eksperienca nga më të rrallat, fito miq dhe bashkmendimtarë që keni piktakime të përbashkëta dhe bëhu një njeri që do të jet një reformator i shoqërise, dhe që  gjithë potencialin që posedon do t`a vendose në shërbim të shoqërisë.
Kjo është rruga e vetme që shpie drejt suksesit dhe fitores. Sepse “ të jesh modest nuk do të thoë të humbasësh dinjitetin tënd”. Suksesi dhe bëmat e tua janë identiteti yt, flamuri që bart mbi vlerat dhe karakteristikat e tua.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...