Të kesh beim në mua kur të them trime,
Të kem besim në ty, kur më thua trim.
Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
Shumë pushkët mbushi babai yt, fisi yt.
Njëmijë e një të zeza kurdise, kudo ma zi e prite,
Nën një kulm banonim, nga frengjia me dritë më peshove.
Me ditë lexoja Shekspirin, nën hijën e kullës,
Se mos do të takoj te kroni i Shpresave.
Ma ruaj syrin dashuria ime,
Ma ruaj shpinën nga dielli nga acari.
Kam frike se ma therrin syrin cupat e territ
Kam frikë se më vrasin pas shpine, të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë kët ujë të madh,
I huaj s`jam e as s`vi nga tokë e vdekshme.
Ne fund të livadhit të kositur, apo sheh?
Ai kali bardh, është i yni, tash e përgjithmonë.
Më shiko drejt në sy,
Lërzi zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell lule nga zemra e bjeshkës,
Do ta ndez llambën në kullë, do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoja dashuri pas shtatë katundeve,
E të rënat të forta i kishim.
Kur më deshe, çoja dashuri më një grua të marrë,
E mahalla jehonte nga shpifjet.
..na iku jeta trime, s`menduam pak edhe për vete,
Koha ëshë të duhemi...
(Ali Podrimja)
No comments:
Post a Comment