Friday, 9 November 2018

Fati i shqiptarit


N’çafë na shkelën çizmen naj ndun
Në shumë mënyra neve na vranë,
Nga vendet tona na përzunë
Veç dhimbje e mjerim  pam.

Qysh fëmijë ne jemi pjekur
Shtatin e rritëm për në dhë të huaj,
Nëpër botë për t’u tretur
Puno, jeto  shqiptarë dhe vuaj.

Një pas një sfida parreshtur
Gjak e djersë  duke kulluar
Me të pamundurën jemi ndeshur
Gjithë jetën duke luftuar.

Friday, 7 September 2018

Nëse...


Nësë ndonjëherë krijoj situate dramatike
-ti duhet të më kuptosh, të më mirëkuptosh.
Nësë ndonjëherë tensioni më shkon lartë
-Ti duhet të ma ulësh atë në mënyrën tëndë.

Nëse ndonjeherë bërtas pa sens  dhe e luaj të pacipin
-Ti duhet të më thuash fjalët më të mira që ke.
Nësë ndonjehërë fjalët e mia janë të ç’rregulluara
-Ti duhet ti ekuilibrosh ato, e ti radhisësh si duhet.

Nësë ndonjëherë mendimet e mia duken absurde
-Ti duhet ti menaxhosh ato e ti japësh formë.
Nësë qeshi pa arsye, dije se mund të qaj pa arsye
-Ti në të dy rastet ledhatom.

Sepse, jam i dashuruar. Dhe të dashuruarit nuk i zihet për të madhe.
Sepse, jam i dashuruar, e mund të bej marrëzia.
I dashuruari ndonjëherë ka nevojë të hidhërohet
Në mënyrë që nëpërmjet pajtimi ta ndjej praninë e dashurisë.

Gjithçka është dashuri. Edhe nësë të mallkoj ndonjëherë
-ti mos u zemëro por më duaj
:Mos jetofsh pa mua asnjë sekond
-do të jet mallkimi im për ty.

Gjithçka është dashuri
Edhe kur jam Ok, edhe kur bëj ndonjë marrëzi.
:Mos u largofsh kurrë prej meje
-do të të mallkoj unë ty.



Friday, 6 July 2018


Natyra e njeriut është në esenc i shoqërueshëm. Edhe njerëzit më të vetmuar, apo më të vrazhdë e më të ftohtë kanë rrethin e tyre shoqërorë, pavarësisht numrit të miqve, që mund të jetë më i vogël se zakonisht . Kjo sepse, vet cilësia e njeriut si folës apo komunikativ për dallim prej kafshëve, shtazëve due gjallesave tjera, e bën atë domosdo të shoqërueshëm. Pastaj shtoja kësaj edhe atë se njeriu ka ndjenja , ka nuance, shije,  ndjen dhimbje, lëndohet, gëzohet, dashuron, ka ideale, ka synime  e interesa  si dhe shumë gjëra tjera, të cilat domosdo duhet ti ndaj bashkërisht me njerez të tjerë , ato tjerët me të tjerë e kështu me radhë duke u krijuar një zinxhir i madh njerëzorë, ku jeta pa shoqërinë është thjesht ferr.

Në veçanti tek shqiptarët shoqëria ka nuance edhe më dinamike se në shoqërit evropiane, ku shoqërit në të shumtën e rasteve i lidh profesioni, puna, interesat e tjera, dhe po të njejtat edhe i ndajn këto shoqrëri, për dallim prej  te shqiptarët ku shoqëria i ngjajn një lidhjeje familjare dhe thellohet deri në atë pikë saqë ndarja dhe përfundimi i saj nuk shihet kurrë në prespektivë.
Megjithatë, historia na rrëfen për raste të shoqërive të cilat nuk besohej që kurrë mund të prishen. Por ja që u prishen, dhe sot nuk egzistojnë më. Për arsyet pse u prishën këto shoqëri do të duhej një shtjellim më i thellë analitik, por ne do të prekim aryset vetëm sipërfaqësisht, duke i parë këto shoqëri vetëm nga këndvështrimi jonë.

Do ti marrim shembull katër figura publike te shqiptarët, të cilët ishin dikur miqt e mikeshat më të mira të njeri tjetrit e sot nuk flasin mes vete. Shembulli i parë ka të bejë mes këngetarëve Shyrete Behluli dhe Shkurte Fejza, kurse shembulli i dytë ka të bëje me politikanët Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj.  

Këngëtarët kishin ndëtuar një karrierr të përbashkët, madje edhe bashk e kishin filluar karierën, e cila zgjati plot 30 vite sëbashku në skenën e ekranit shqiptarë. Me dhjetëra e qindra duete, qinda koncerte, dhjetëra albume  e shumë e shumë këng frymëzuese me karakter kombëtar e popullorë. Të dyja shiheshin si një. Ishin miket më të mira, ku ishte njëra ishte edhe tjetra. Thjesht ishin sinonim i njëra tjetrës. Por sot, të gjithë e kanë kuptuar se ata i lidh vetëm e kaluara e përbashkët, e sotmja nuk i bashkon më, kurse e ardhmja i ka ndar përfundimisht. Këngëtaret sot madje as nuk marrin pjes në evenimentet familjare të njëra tjetrës, as nuk përshendeten mes veti kurse duetet mes tyre janë thjesht dëshirë e ndonjë producenti ose edhe e publikut.

Politikanët në fjalë, kishin ndëtuar një parti politike që ka sfiduar edhe partitë e luftës, që i ka zbehur edhe heronjtë e komandantat e luftës, që kishte fituar simpatinë e shumicës së popullit shqiptarë në Kosovë  dhe përtej saj. Këtë parti nuk e krijuan nga hiçi, e krijuan nga një shoqëri e fortë që ishte mes tyre, një lidhje shpirtërore, një fuqi zemre, një mirëbsim e një qëllim që i bashkoi.  Mes politikanëve në fjalë, sot ka akuza të ndërsjellta, ndoshta ka edhe urrejtje. Kurse dje ishin njerëzit që cdokush u kishte lakminë. Nuk besohet që prap ndonjëherë mund të bëhen bashkë, por ta zëm që u bënë, asnjëhërë nuk do te jenë siç ishin.

Po pse erdhi deri të prishja e ktyre shoqërive që kishin zgjatur me dekada? Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, por ne po përmendim vetëm disa. E para mund të jetë humbja e besimit. Besimi është kyç për një lidhje, pavarësisht natyrës së saj. E dyta mund të jetë ngopja nga njëri tjetri apo humbja e kuptimt. Vjen një moment që dikush ngopet me dikë dhe nuk e duron dot due shoqërimi I tyre e humb kuptimin. E treta mund te jetë hidhërimi. Meqë shqiptarët siç e cekëm e konsiderojn shoqërinë si diçka të shenjtë, nga ajo ata mund të lëndohen shumë, derisa të shkoj puna deri në prishjen definitive. Dhe e katërta tradhëtia. Tradhëtia në kuptimin të mos bësh për tjetrin atë që duhet të bësh, të mos i japësh prioritetin që pret, të bësh atë që nuk dëshiron ai.

Këto arsye janë krejt hipotetike dhe mund të mos ndërlidhen me rastet në fjalë. Nuk janë rezultatë i analizës, por thjesht i mendimeve tona personale.

Thursday, 24 May 2018

Të dy dhimbjet i marr unë


Unë isha i shtrirë në spital
Por pacienti ishe ti,
Unë operohesha në sallë
Por ti me dhimbje qëndroje aty.

Mua më jepni terapi për dhimbje
E për dhimbjen tëndë çfarë të të japin?
Dhimbjet e trupit janë plagë që mbyllen
E të shpirtit plagë që veç hapen.

Spitali i vogël për dhimbjet e tua
Do të thoshte Ali Podrimja,
Dhimbje shpirti ishin tuat
Dhimbje trupi ishte kjo e imja.

Dhimbjet janë shumë tinëzare
Dhe spitali shëron vetëm të sëmurët,
Por kush do ta shëroj shpirtin tënd të trazuar
Kush mund ti shëroj vallë të lënduarët?

Trupit brenda i fusin medikamente kur ka dhimbje
Langje shëruese brenda pranon,
Por kur shpirti ka dhimbje
Langun më të shtrejt që quhet lot lëshon.

Ti ndrronin dhimbjet nuk do të doja
Po të dy dhimbjet për vete do doja ti marrë,
Pastaj me puthje faqet e tua të lagura
Nga lotët ngadale do ti thajë.

Saturday, 5 May 2018


Agim Rufati

Ti o dëshmorë që ndrydhe vdekjen
Që për liri e fale jetën,
Që për të gjallët u bërë urë
U bëre në kala i fundit gurë.

Ti që kalanë me gur e ndërtove
Ujin më të shtrejtë, të kuqin flijove,
Që shqiponja në flamur krenare të rritet
E sot në sllupçan krenare të valvitet.

Ti që bijve të shkinës ua ktheve pushkën
E vdekjes me perjetësi ia mbushe gushën,
Ti që me Beqirin vdekjen buzqeshur sfiduat
Në Kala Sllupçanin e pamposhtur e shëndrruat.

Ti që me Shenasiun kalanë e vrojtuat
E me gjakun tuaj murët e kalasë ndërtuat,
Së bashku me Harunin u bëtë tw gjallat mburojë
Në kala shqiponja e lire pwrgjithmonw të jetojë.

AbdulMexhidin e kishit mw tw bukurin këmborë
Që me rininw e tij u dha zemër të binit dëshmorë,
Që ti falnit jetën për hir të lirisë
Të bëhëshit yje të atdhedashurisë.

Edhe Seadin me vete  e morët  atje
Thonë kush vdes për atdhe nuk ka vdek por ka le,
Ju i dhat kuptim luftës dhe lirisë
Me gjakun tuaj ndryshuat rrjedhën e historisë.

Monday, 23 April 2018

Unë jam kapiteni


Fatin tim se zotëroj unë
Por të paktën mundohëm ta menaxhoj,
Të paprituar i mirëpres
Dhë anijen në drejtimin që dua unë e drejtoj.

Dallgët e detit shpesh më godasin
Nganjëherë edhe më tundin,
Prap timonin e anijës e marrë unë
Dhe nuk lejoj që të më shkundin.

Ndodshta një akullnaj si e titanikut
Edhe mund të më fundos,
Sepse fatin se zotëroj unë
Mirëpo për drejtimin unë vendos.

Sepse unë jam kapiteni.

Friday, 13 April 2018

Malli më ka marrë


Sonte zjarri zemrën ma ka kall
Mka marr malli sonte shumë,
Të përqafi e të kem afër
Mërzija m’ka hy në trup me dhunë.

Gjithë qelizat mi ka mposht
E gjithë ndjenjat pesh mi qoj,
Përqafimin tënd kërkon
Afshin e zemrës ma trazoj.

Mka mar malli për qenien tëndë
Dorën tëndë ta shtregoj,
Fytyrën ta ledhatoj , krahërorin ta shtrëngoj
Buzën ta puth, e të përqafoj.

Sontë mërzija qenka tërbu
Ç’i del përpara po shkatërron,
Çdo gjë kërkon atë që i përkët
Ty, të kërkoj sonte unë.

Të shkrihemi në njëri tjetrin
Dyshën ta shëndrrojm në një,
Malli mka marrë sonte
Mërzija përfundi po më vë.

Eja dhe mërzinë ma largo..
Eja më…





Tuesday, 27 March 2018

Se ti je më e mira ndër shoqe




Hëna e plotë katëmbëdhjetëshe shikoi e habitur
Pse shkelqimi aq shumë i ishte zbehur,
Pse njerëzit se shikonin të mahnitur
Por e shpërfillnin si të dehur.

Hëna u shpreh  duke u bërë xheloze;
Unë jam më e mira dhe jam qiellore,
Një yll afër i tha me të mirë;
Po shiko pak, atë hënën tokësore!?

Hëna e yjet të buzëqeshur shikuan
Sëbashku  vështuran ashtu e asnjë fjalë së thanë,
Kur ecje ashtu e bëje dritë nëpër tokë
Pa fjalë të vështuran, të sodisën e të panë!

Përvec dritës paska edhe bardhësinë time, tha hëna
Ashtu si ajo askënd deri sot se pash,
E as ke për ta parë i tha prap ylli
Ajo është hëna tokësorë pra, të thash.

Veçse ajo është gjithnjë katërmbëshjetëshe tha ylli
As nuk zbehet shkelqimi i saj, as nuk zbehet,
Është më e mira ndër shoqe, është hënë,
Herë në princesh herë në thellënz mali kthehet.

Friday, 16 February 2018

Kriza morale e shoqërisë


I thonë të riut mos vidh; por ia kan vjedhur prespektivën, ardhmërinë, ia kan mbyllur të gjitha rrugët, ia kan vjedhur punën, veturën, shtëpinë, familjën. Ia kan humbur shpresat, e kanë varfëruar, e kanë lënë të mjerë; fillimisht rrethi i ngusht pra familjarët, pastaj rrethi e shoqëria, sektori privat që e punson pa sigurim, me pagë qesharake e që e përbuz dhë në fund e largon nga puna e mbi të gjitha shteti  e qeveria, që nuk i qajnë kurfar derti por vetëm e zhvatin dhe e vjedhin nga të gjitha anët. Pse i thoni të riut mos vidh?

I thonë të riut mos bëj kurvëri; por kurvërinë ia servojnë çdo dit, mediat me seriale katastrofike e me përmbajtje imorale nga disa sosh brenda ditës, portalet që tërë ditën i servojnë lajme sesa i ka të mëdha të pasmët filanja, yjet e estradës që më shumë promovojnë pornografi sesa art e muzikë. Pse i thoni të riut mos bëj kurvëri derisa nuk i luftoni këto fenomene që i edukojn të rinjtë tonë?
I thonë të riut shkollohu; por harrojnë që në shkollat tona sot më shumë të rinjtë e mësojnë marihuanën, duhanin e veset e kqija sesa edukimin dhe formimin si individi. Harrojnë që sot nëpër shkolla sot më shumë formohën narkodilera sesa intelektual, më shumë vajzat e humbin virgjërinë sesa fitojnë ndonjë aftësi për jetë, ku shumë evidente janë ngacmime seksuale nga profesorët ndaj të miturave e ndaj studentave të cilat kemi ndëgjuar së për kalimin e provimeve u kërkohen favore seksuale. Pse të shkollohen të rinjtë tanë kur sistemi arsimorë sot është qind për qind i politizuar duke filluar që nga shërbëtori e deri te drejtori, prej te referenti e deri të rektori, e kur një i afërt i dikujt e kryen univerzitetin sikur të shkon në një shëtitje, kurse një djal i sinqertë dhe pa lidhje të kësaj natyre heq të zinjtë e ullirit?

I thonë të riut të kapet për fenë; por si të kapet kur brenda xhamisë i takon njerëzit më të prisht moralisht, i gjenë ata njerëz që veprimet e tyre djallëzore i kamufojnë me imazhin e xhamisë, e do të mësoje që xhamia është insitucion në kuadër të një bashkësie islame që, në krye të saj ka një udhheqës milijoner, që keqpërdorë paratë e besimtarëve, keqpërdor me haxhin, me zeqatin, me kurbanat e me gjithcka që lidhet me bashkësinë islame. Që vozitet me veturë të zezë, e që një vetur tjetër i prinë përpara e një tjetër e përcjell mbrapa. Do të mësoj që, fëmijët e hoxhallarëve që janë myftyni i ndonje qyteti, apo sekretar apo arkatarë, kanë nga dy-tre vetura, e kushte ekzotike që edhe për standardin e Zvicrrës do të ishte sfidues. E nga ana tjetër do të lodhet duke ndëgju histori të trishtueshme të popullit që dikund vdesin për bukë, apo vdesin nga ndonjë semundje e pashërueshme e askush nuk ia hap derën, përjashto njerëzit human pa të cilët Zoti mos na lashtë.

Për fund Zoti i ruajtë të rinjtë tanë nga dy kategori njerëzish; analistët dhe “bamirësit”. Sot nuk kemi analistë të fushës së caktuar, por analistë të të gjitha fushave, pra analistë për gjithçka dhe për gjithkund. Njerëz pa bosht e pa drejtim, por të zhurmshëm e të bajatshëm deri në kup të qiellit, që qëllim nuk ekan korrektorin e shoqërisë nga devijimi, por promovimin dhe imponimin e vetvetes mbi shoqërinë.Sot ne emër të analistit fillimisht, mercenarë të caktuar po kamuflohen nëpër media, nepër parti e nepër institucione, e po qojnë përpara ide dhe agjenda të rrezikshme. Nësë duhet zhdukur një specie e caktuar janë pikërisht ky llojë. Tek ky grup nuk duhet të ketë kompromisë. 
Grupi tjetër, ai i bamirësave, që për  një thesë miell ia shkel dinjitetin të varfurit, duke e nxjerr nëpër facebook, e duke e incizuar, meriton dënim ligjorë. Ku ka hipokrizi më të madhe se të shfrytëzosh statusin social të vështirë të një familje, që për një thesë miell, apo një pako ushqimore, ta fotografosh babain, nënën e fëmijët e ti poshtërosh nëpër rrjete sociale. A mendojn këta njerëz për ata fëmijë që shkojnë në shkollë e kanë rreth? A mendojn këta njerëz se si është ndjenja e të qenurit i varfur? A mendojnë këta njerëz se si ndjehet ai prind që është përgjegjës për atë familje? Po cka duhet kjo ndihmë, kur ti ia mbush barkun por ia thanë zemrën atij prindi? A është humanizëm kjo? Cfar senzibilizimi do të arrish ti duke i poshtëru ata njerëz me një thes miell? Kjo për mua është kulmi i hipokrizisë, që nëpërmjet të varfurve të ngritësh imazhin tënd qoftë si shoqatë, e nesër ti kesh adresat e tyre, kushedi edhe fotot. Ndoshta i kërkon vota apo edhe i shantazhon! Ti ruajm të rinjtë tanëp prej ktëtyre grupeve.

Në fund më kujtohet thënia e Dante Aligerit i cili thotë: vendi më i thellë në ferr është ruajur për ata që në kohë krizash morale, rrijnë neutral.

Friday, 19 January 2018

Një jetë garancë për të dashur
Është dhurata më e madhe që mund ta kapësh,
Të sigurosh që gjithë jetën dashuri do marrësh
Njëkohësisht edhe do japësh!

Unë jam e gatshme thua ti
Që tërë jetën pa hile do të duhemi,
I gatshë jam edhe unë, pohoj unë në cast,
E kështu nga hilet do të ruhemi!

Po do të ruhemi edhe nga hilet e njerëzve
Askush të mos dij për garancën tonë,
Vetëm ne, engjujt dhe Zoti
Që ta kemi dashurinë deri në pleqërinë e vonë!

Ti ke venë garancë tërë qeniën tëndë
Po tërë qenien time kan vënë garancë dhe unë,
Që ta bëjm të përjetshme shprehjen tonë të famshe
“Shumë të dua, të dua shumë”!


Monday, 15 January 2018

Dhoma nuk është e bukur

Dhoma s'është e bukur si ishte dje
Gjithashtu i bukur nuk jam as unë,
Ajo që na jep bukuri edhe mua edhe dhomës
Nuk është sonte prezent, siç ishte mbrëm!

Dhoma nuk është aktive në gjithë pjesët e saj
Një pjesë e bukur sonte i mungoj,
Ajo që e bën dhomën aktive e të gjallë
Sonte nuk është si mbrëm, ajo shkoj,.

Dhomës sonte i mungon një frymarrje
Brenda saj nuk marrin frymë dy zemra,
Një zemër këtu e një në Shkup
Dhoma e zbrazët dhe pa bukuri brenda!

Dhoma sonte nuk e ka të njejtën aromë
Aroma më e bukur sontë nuk është,
Huna ime sonte nuk e nuhat atë aromë
Të veçantë, sa vet jeta të lashtë!

Sonte nuk ka as tush e as emisione
E as kos që naj bjen shpirtin,
Dhoma nuk është e bukur pa ty

Sonte në vendin tënd po e marr librin!

Thursday, 11 January 2018

Kur ti vjen pranë meje


Qielli gëzohet për ardhjen tëndë
Dhe mbështjell vetveten me kaltërsinë e vet,
Dielli lëshon rreze gjithandej tokës
E hëna natën me padurim e pret!

Edhe hëna natën del e gëzuar shumë
Dritën e saj ne horizonte lëshonë,
Yjet stolisen njëri pas tjetrit
Ai që është më afër nesh më shumë ndriçon!

Ylberet presin shiun të gëzuar të bjerë
Kurse era fryen ngadal që flokët mos ti prish,
Sjell shiun, dalin ylberet në harqë gjithandej
Bilbili këngës gëzueshëm ja nis!

Ndërsa unë bëhëm gati  për ardhjen tëndë
Si trimi për luftë që përgaditet,
Ti shkatërroj ziliqarët, xhelozët e dashakeqët
Me dashurinë tonë, që veç po rritet!

Si engjull që je vjen edhe mua engjull të më bësh
Në përaqfime hyjnore të më  rrëmbësh,
Qiellin, diellin, hënën e yjet e gëzuar

Në gjuhë dhe shenja  dashurie ti kthesh!

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...