Ky vend i lashtë, oh sa magjik,
Dhe këto lisa sa të lartë,
Ky ajër i pastër melankolik,
Dhe ky ujë i freskët, i artë.
Edhe lumenjtë sa qetë flejnë,
Dhe sa lehtë detin arrijnë,
Sa ëmbël flet gjuhë e bylbilit,
Shpirtin ndez e zemrën shkrinë.
Dhe ndonjë verë tjetër, rastësisht,
Parqeve verës ku shpirtat ngrohen,
Në mundsh degët e një peme zgjat,
Pastaj un do të vij, do të kujtohem.
Tani që ne jemi kaq largë,
Ku vetëm kujtimet mbrëmjeve vijnë,
Më vjen të them një fjalë, një lutje,
Mos e harro kurrë dashurinë.
Një erë si kjo, që vjen nga atje,
Ku gjitha zjarret shuhen,
Një dit pres të ngroh mbi ne,
Ndryshe, gjitha këto mrekulli, ç`më duhen.
Sunday, 30 June 2013
Friday, 21 June 2013
E pash botën e henën e plotë
Pash dhe qiellin e retë gri
Pash dhe yjet zezës natë
Pash dhe diellin, nostalgji!
Dëgjova zogjtë si këndojnë
Dhe si fëmijët fitojnë ngrohtësi
Dëgjova shumë zëra bilbilash
Dhe si dhimbja ik, nostalgji!
Shijova lot, e dhimbje plotë
Shijova hidhur,çast, e tradhëti
Shijova borën që po shkrihej
Shijova sytë, nostalgji!
Lexova libra e poezi plotë
Lexova ngjarje, përfundime me lot
Lexova rreshtat shkruarë në shi
Lexova jetën, pa shkronja, nostalgji!
Kam shkruarë vargje që kam ëndrruar
Kam dashur vajzën që kam takuar
Kam pritur ditën që ka shkuar
Kam mbyllur sytë i harruar, nostalgji!
Isha i lumturë i skapitur
Isha i lodhur rraskapitur
Isha i gëzur, i zemëruar
Isha i trishtuar, i papushuar, nostalgji!
Dhe kur ylberin mendova ta ndjek
Kuptova që stinët kurrë mes veti nuk ishin prekë
Dhe kur dora jote më mrekulloj
Kuptova që në nostalgji më nuk mund të jetoj!
Nostalgji!
Pash dhe qiellin e retë gri
Pash dhe yjet zezës natë
Pash dhe diellin, nostalgji!
Dëgjova zogjtë si këndojnë
Dhe si fëmijët fitojnë ngrohtësi
Dëgjova shumë zëra bilbilash
Dhe si dhimbja ik, nostalgji!
Shijova lot, e dhimbje plotë
Shijova hidhur,çast, e tradhëti
Shijova borën që po shkrihej
Shijova sytë, nostalgji!
Lexova libra e poezi plotë
Lexova ngjarje, përfundime me lot
Lexova rreshtat shkruarë në shi
Lexova jetën, pa shkronja, nostalgji!
Kam shkruarë vargje që kam ëndrruar
Kam dashur vajzën që kam takuar
Kam pritur ditën që ka shkuar
Kam mbyllur sytë i harruar, nostalgji!
Isha i lumturë i skapitur
Isha i lodhur rraskapitur
Isha i gëzur, i zemëruar
Isha i trishtuar, i papushuar, nostalgji!
Dhe kur ylberin mendova ta ndjek
Kuptova që stinët kurrë mes veti nuk ishin prekë
Dhe kur dora jote më mrekulloj
Kuptova që në nostalgji më nuk mund të jetoj!
Nostalgji!
Disa përhumben në djepin e jetës
Disa qajnë edhe kur s`ja vlenë
E disa vuajnë nga pagjumsia
Disa përmallen ngase ndjejnë!
Dikush të pret edhe pse se ndjen
Kush hap krahët e kush shpinën kthen
Cili të mbronë kur jeta të shet
E cili i përmalluar të kthehesh pret
Cili nga prapa i fshehur të vret
Cili, kush, kur në rrugën dhe fatin e vet!?
Disa qajnë edhe kur s`ja vlenë
E disa vuajnë nga pagjumsia
Disa përmallen ngase ndjejnë!
Dikush të pret edhe pse se ndjen
Kush hap krahët e kush shpinën kthen
Cili të mbronë kur jeta të shet
E cili i përmalluar të kthehesh pret
Cili nga prapa i fshehur të vret
Cili, kush, kur në rrugën dhe fatin e vet!?
Më prit të lutem edhe njëherë
Për t`ardh atje i tëri i digjur
Jam harruar e shkelur me mallë
Të shoh nga larg duke më pritur.
Ashtu si dje dhe nesër prit
mbuluar djers ditës qërshori
dhe gishtat kur të m`i preksh
mos të duroj më krahërori.
Ajrit të nxehtë duar djersitur
nga prekjet tona zemrat bërtasin
O jetë, o yll, dëgjom dhe pritë
nga larg këta male po të thërrasin!
Për t`ardh atje i tëri i digjur
Jam harruar e shkelur me mallë
Të shoh nga larg duke më pritur.
Ashtu si dje dhe nesër prit
mbuluar djers ditës qërshori
dhe gishtat kur të m`i preksh
mos të duroj më krahërori.
Ajrit të nxehtë duar djersitur
nga prekjet tona zemrat bërtasin
O jetë, o yll, dëgjom dhe pritë
nga larg këta male po të thërrasin!
Wednesday, 19 June 2013
Jeta e tij zë fill në moshë shumë të njomë, në atë kohë
kur kishte filluar të meditoj rreth jetës fëmijërore, atëherë kur kishte filluar
të shoqërohet me të afërmit e tij, duke i klasifikuar në dy grupe: shok dhe “joshok”.
Si fëmijë i vogël ishte shumë i gjallë dhe i lëvizshëm,
çdoher nën vështrimin e prindërve dhe vëllaut të tij të madh, çdoher si lloj prijësi
ndër shokët e femijëris, cdoher duke formu nje ide te re, cdoher nje ideal dhe
nje pik finale.
Ai pati fatin që në moshën tetë vjecare, kur tashmë ishte
ne përfundim e sipër të klasës së dytë te shkolles fillore ta shof dhe përjetoj
luften, mu në fshatin e tij kishte plasur luftë e ashpër midis falangave
maqedonas dhe ushtrisë clirimtare kombëtare me cka edhe zhvillohej nje lufte e
paparashikuar deri ato ditë, ku ne cdo moment pritej vdekja, ku nuk ishte asgje
e sigurt madje as edhe ushqimi, ku uria dhe pasiguria ishin dashurar mes veti
dhe do t`i shoqëronin për një kohë të gjatë në podrumet e errët dhe të ndotur
nga numri I madh I banorëve. Prinderit, familjaret, fshataret e tij me dhemball
e mbronin dheun e tokes dhe vatrën e tyre stergjyshore dhe asesi nuk leshonin
pe.
Ai si femij i asaj kohe ishte shumë i guximshëm, bile
shume herë edhe përgjat granatimeve kishte dal nga podrumi ku fshiheshin dhe kishte
shkuar te shtëpia e tij e braktisur për të shikuar nësë gjeli i tij ishte ende
aty, dhe në ishte i gjallë, dhe nëse ende po kumbonte zëri i tij i shterrurr
nga mungesa e ujit dhe ushqimit. I kapur pas botës së tij dhe pas gjërave që e
joshnin si fëmijë ai shpesh shkoi edhe tek shtabi kryesor i UCK-së, ku shoqërohej
me ushtarët që gjindeshin ati, dhe si shpërblim cdoher me vete sillte nga nje
"buk furre", e kjo e bënte thjeshtë të ndihej i madh dhe krenar duke
anashkalu rrezikun që kanosej dhe mundësinë që në cdo moment ndonjë copëz e
granatimeve t`ia merrte jetën. Cdo mëngjes
dhe cdo mbrëmje buciste zëri i tij dhe motrës se tij më të vogël në rrugët e
lagjes ku jetonte ai, ata këndonin kënget e ushtrisë pa ja nda, dhe kishte mësuar
shumë ngjarje të luftës e disa prej tyre i kishte bërë edhe legjenda, ku cdoherë
që takohej pas luftës me ndonjë familjar të largët i`a rrëfente.
Dhe kështu, kishin kaluar disa vite dhe ai numëronte sakt
14-vjec dhe ishte semimaturant dhe nw përfundim e sipër të shkollës fillore. Ishte
mesatar as i gjatë e as i shkurtër, kurioz për gjithcka, i informuar për
rrjedhat e cdo gjëje që e rrethonte mirëpo i vetmuar paksa, jeta kishte filluar
t`ia shfaqte fytyren e saj reale, atë kishin filluar ta godisnin vështirsitë,
vet efektet e luftës ishin të tilla dhe kështu ishte i detyruar të distancohej
paksa nga shokët e tij dhe të merrte rrugën për në tregjet e qytetit ku sëbashku
me kushëririn e tij shisnin "misër", dhe fitonin të holla. I aftë për
tregti qysh në moshë të re ai cdo ditë e më shumë rriste konton e të hollave që
fitonte. Përderisa shokët e tij bredhnin rrugëve të fshatit, dikush këtu e dikush
ajte, ai ishte i detyruar të merrej me cështjet familjare, prindi i tij në atë
kohë ishte larg tyre në një shtet të evpropës dhe kushtet ekonomike nuk ishin të
mira. Vëllau i tij i madh ishte i punësuar diku dhe nuk sillej rreth shtëpisë
sa ishte e nevojshme, nuk mundej ndryshe, përvec se të merrej me cështjet e një
të rrituri dhe t`i shpejtohej rrita dhe të përfitoj nga e gjithë kjo një pjekuri
të hershme..
Asnjëherë i penduar për ato që i`a servonte jeta, asnjëherë
lakmues për ato që i mungonin, asnjëherë larg familjes dhe rrethit të ngusht, ai
do të bëhej kështu një djalë i dashur dhe i afërt me të gjithë dhe do të fitonte
admirimin e të gjithëve që e njihnin, do të fitonte një eksperiencë në jetë dhe
do t`a kuptonte që edhe nëse jeta ndonjëherë duket si një skicë e pambaruar,
njeriut nuk i takon të ngjyros ati ku kemi munges ngjyrash sepse vilari i jetës
nuk duron dot qortime, sepse piktori është Dikush tjetër, njeriut i takon
thjesht të jetë i bindur ndaj saj.
Dhe, kështu duke vazhduar shkollën e mesme ai do të
takonte shok, miq dhe bashkëmendimtar të rinjë, me të cilët do të kishte shumë
aventura dhe një jetë plot me përpjekje, një jetë plot me ngjarje, sprova, e
edhe suksese. Duke u interesuar cdo ditë e më shumë për jetën, duke ndëgjuar për
vepra të njerzëve të lavdishëm të këtij kombi, filloi të kërkojë atë castin e fillesës
së ndërgjegjësimit dhe hapin e parë për t`i shërbyer shoqëriës, filloi të shoqërohej
me librat dhe frymën e shëndosh që duhej t`a thithte, filloi të ndihej i lumtur
kur bënte ndonjë send të dobishëm, pa le të mos e dinte bota. Ndryshimit për të
mirë do t`i jepte prioritet, cdo ditë duke bërë pytje vetes, c`mbjella,
c`gjurme lash, c`far vepra bera, c`far sjellje pata, këshillova ndokënd, ndihmova
ndonjërin, pse thash, pse nuk thash, munda veten më mundi, dështova, fitova dhe
shumë pytje të tjera nga të cilat do t`a zhvillonte mendimin, dhe urtësisht do
t`a luftonte mossusksesin. Gjatë përpjekjeve për t`i luftuar dukurit negative
shpeshherë edhe ballafaqohej me pengesa dhe barriera të ndryshme, duke i dhënë
shkas vetes që edhe më shumë të luftoj për një alternativ të re, për një mjet të
ri, sepse pikërisht këto e nxisnin që të zhvillohej ndjenja e mirëqenies dhe të
manifestonte me aftësit dhe mundësit e veta drejt qëllimit dhe pikës finale, pikë
e cila kurrë nuk arrihet sepse cdo herë egziston mundësia "mundet edhe më
shumë".
I vetdijshëm për sfidat e jetës ai mësoi të ecte me hapa
të sigurt në shtigjet e suksesit dhe arsimit, dhe rrjedhimisht përfundoi shkollën
e mesmë për t`iu qasur një udhëtimi të rij, ati që quhet “Univerzitet”. Si gjithherë
dhe cdoherë edhe në atë udhëtim nuk mungouan ambiciet, qëllimet dhe asiprata qe
synonte. Tashmë më I bindur se kurrë I kishte të qarta rrugët që shpien deri të
synimet, edhe pse edhe këtu nuk u kursye nga kthetrat e fatit që I ishte ngjitur
mbi shpinë dhe mallëngjyeshëm jepte efekte “negative”.
Sidotjet, historia e tij nuk është, madje në pjesën më të
madhe kronologjikisht e rradhitur sepse ai parimisht shumicën e gjërave I
mbante të fshehura qofshin ato të shëndritshme qofshin pikëlluese. Dy ngjarje
karakteristike dijmë për këtë përiudh të jetës, të cilët për hir të etikës nuk
do t`I shpalosim dhe t`I ilustrojmë. Sa për kuriozitet, gjatë kësaj kohe
punonte në një local mbrëmjeve dhe si cdo periudh dinjitoze edhe këtu nuk do tëm
mungonte afirmimi dhe mishërimi me njerëzt aty, gjest I cili e solli deri të një
shembull për të gjithë të rinjtë, dhe model I lavdishëm për jetes e mbijetesë.
Lojaliteti I jetës së tij nuk ishte ndërpre, por e kishte
humbur karakterin aktiv edhe pse e ruante atë pjesën e brendshme të njomë të cilën
e kishte të paprekur gjë e cila I jepte autoritet ndaj vetes dhe nënshtrim naj
Krijuesit. Në fakt, për jetën e tij do duhej një shpjegim psikologjik dhe një të
kuptuar e zhveshur nga përmbajtja thelbësore.
Tërë jeta e tij realisht është shprehje e jashtme, ajo që
u tha!
Do të ishte mjaft restroksionues(kufizuese) të përmblidhet
gjithë jeta dhe veprimtaria e tij, sepse do të duhej thelluar shumë në vitet e
jetës së tij. Për fund fare mund të konstatojmë se ai tërthorazi apo drejtpërdrejt
e gjeti rrugën që deshi dhe që duhej, dhe intelegjenca e tij diti të jetë në shërbim
të popullit, e kjo padyshim ka të bëjë me shkakun e vlerave dhe idealeve. Ai në
mënyrë restruktive “paralizoi” efektet negative dhe diti t`I tejkaloj ato dhe në
mënyrë ekstenzive gjeti karakteristikat që e sollën deri tek një personaliteti I
mirëfilltë dhe e inkorporuan në një posit të konsiderueshme në shoqëri.. Inekzisent
ndaj cdo dukurie negative, ruajti lidhjet mes tij dhe Krijuesit dhe instiktivisht
refuzoi cdo gjë që shpinte në kthetrat e degjenerimit, dhe rrjedhimisht kohe të
gjatë kishte humb cdo lidhje shpitërore me “djallin” edhe pse ndoshta kurr nuk
kishte një të tillë!
Kthesën dhe vizionin e kishte të ngritur mbi nje varg idealesh,
dhe mrekullisht ishte I I orientuar moralisht dhe profesionalisht. Jeta e tij
kohës se fundit vecan, muajt e fundit ishte ngritur mbi parulla ndryshe nga më
parë, dhe në këtë pikëpamje nuk dihet përfundimi I tij, edhe pse lufta e Muslimanëve
është prezent gjithandej. Praktikisht, mund të jetë edhe akti I fundit I jetës
dhe përpjekjes së tij ne këtë jetë. Edhe pse rrugët, dijnë edhe t`a kthejnë
mbrapsht.
Sunday, 9 June 2013
Gjithmonë në çdo kohë dhe çdo vend secili njeriu ka përballë rrugën dhe fatin e tij, dhe mbetet i lirë në përzgjidhjen e rrugës të cilë dëshiron ta udhëtoj. I vetdijshëm për sfidat që e presin në rrugët e jetës vendos t`i qaset rrugës së kultivimit të vlerave morale, dhe evolumit të diturisë dhe shkencës.
Njerëzit, natyrisht ashtu siç posedojnë dallime fizike posedojn edhe dallime intelektuale, vet Zoti kur e krijoi njeriun i`a mveshi vetit, cilësit, aftësit dhe fizikun ndryshe nga të tjerët gjë që sipas meje paraqet argument se secili është i lirë të zgjedh rrugën e jetës, qoftë ajo edukative apo degjeneruese.
Njeriu, si qenia me më shumë parametra dhe si qenia më prestigjioze e shoqërisë e dalluar me të folurit, të menduarit, e parasegjithash të lexuarit obligohet këto konsekuenca t`i ekspozoj e mbi të gjitha t`i shfrytëzoj e t`i zhvillojë. Zoti famëlartë qartë në librin hyjnorë në fjalën e parë obligon njerzimin me urdhërin "Lexo", prej ku edhe rrjedh gjeneza e njeriut, dhe prej ku zbulohet zanafilla e tij si qenie e krijuar për adhurim.
Për një mirëqenie të mirëfilltë nevojitet mobilizim i mirëfilltë, ndryshe nuk ndërtohet një shoqëri që promovon vlera. Themelet e popujve të zhvilluar, qëndron në përparimin e shkencës dhe diturisë. Me dhimbje e pohoj se si popull kemi qenë të privuar nga shkollimi dhe të shtypur në një masë të papërballueshme, ndaj, veçan si shoqëri më shumë se kurrë kemi nevoj për lexim dhe studim. Si popull në përgjithsi e si rini në veçanti duhet të aspirojmë drejt dyerve të diturisë dhe leximi të trajtohet si diçka prioritare dhe primare në agjentën tonë.
Ndryshe, një popull i shkolluar, vetë ai mund të nxjerr nga gjiri i vet njerëz me vyrtite të larta, me ideale, njerëz që gjejnë rrugët e progresit, njerëz që dijnë të jenë zotëri të popullit të vet. Një rini e lexuar dhe e shkolluar instiktivisht dhe vetvetiu e ngrisin vetdijen e popullit. Leximi, pikërisht ky është ai që ka mundësuar dhe mundëson rimëkëmbjen e popujve, dhe vazhdon të mbetet fundament i përhershëm e i pazëvendësueshëm në çdo etap të çdo populli.
Eksapansioni i popujve të lexuar aludon në mirëqenie, stabilitet, prosporitet dhe dashuri. Armiqt tanë me tendenca asimilimi, uzurpimi dhe okupimi kryqëzatën e nisën pikërisht nga ky element: mbyllja e univerzitetve, shaktrrimit të Xhamive, burgosja dhe vrasje e hoxhallarëve, dijetarëve, mësuesve, nënshtrimit ekonomik, politik, social e edhe fetar.
Nën ndikimin e shumë faktorëve qofshin ato global, social apo elektronik, humbim logjikën dhe arsyen e pakontestueshme dhe biem pre e përtacisë, prapambeturisë pse jo si pasojë edhe e paditurisë, duke i këmbyer kështu librat me rrjete sociale që sa paraqet absurditet aq edhe idiotizëm dhe komizëm. Ndër qindra e mijëra vite libri mbeti udhërrefyesi i vërtet i këtij nënqielli gjë që nuk arriti ta bëj askush tjetër, falë ksaj dhuntie e dhurate njeriu arriti të ngritet në piadestalin më të lartë i cili përveç që u bë i ngritur ubë edhe i ditur e i ndritur.
Fjala bie te dëshira ime dhe nevoja e popullit tonë t`i
qaset me përkushtim leximit duke e anashkaluar të njejtin pa i menduar mirë
pasojat dhe rezultate me çka shpesh dështuam si popull dhe humbëm si individ. Kështu,
logjikisht përparimin dhe zhvillimin i popullit tonë mvaret prej leximit i cili
mijëravjet ka ushqyër kushedi sa gjenerata dhe ka shërbyer si "shkop magjik"
deri te sukseset konkrete!
Ska dyshim se leximi dhe metodologjia e punës me lexim
garanton procese te sukseshme dhe rini të shëndosh, ndryshim pozitiv qoft ai
ideologjik, psikologjik, social, moral, ekonomik e pse jo edhe politik! Do të
jetë e dëshirueshmë era e ngrohtë e leximit të fryej mbi mendjet tona dhe t`i
ngroh idealet, shpresat e edhe vullnetin dhe me të vetmin synim"që në mos
më shumë, një hap më larg se dje të jemi"
Të vetdisjhëm për sfidat që na presin në të ardhmen dhe të përgjegjshëm
për agoninë e rinisë tonë bëj thirrje në zgjim, lexim dhe përkushtim në shkencë
e dituri. Jeta sa është delikate aq është edhe sfiduese. Mendjet e fuqishme që
ndjekin qëllime praktike janë mendjet më te mira-thonë psikologët.
Për fund, mos vallë ende mendon që ka rruge alternativ përvec
asaj të leximit?!!!
Subscribe to:
Posts (Atom)
Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...
-
Fatin tim se zotëroj unë Por të paktën mundohëm ta menaxhoj, Të paprituar i mirëpres Dhë anijen në drejtimin që dua unë e drejtoj. ...
-
E kam pas fatin të jem mbi kurrizin e një deve E të kalëroj netëve pa hanë i vetëm Dukë mbajtur mbi supe barrën, mbijetësën, rezi...