Friday, 21 June 2013

Më prit të lutem edhe njëherë
Për t`ardh atje i tëri i digjur
Jam harruar e shkelur me mallë
Të shoh nga larg duke më pritur.

Ashtu si dje dhe nesër prit
mbuluar djers ditës qërshori
dhe gishtat kur të m`i preksh
mos të duroj më krahërori.

Ajrit të nxehtë duar djersitur
nga prekjet tona zemrat bërtasin
O jetë, o yll, dëgjom dhe pritë
nga larg këta male po të thërrasin!

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...