Wednesday, 19 June 2013


Jeta e tij zë fill në moshë shumë të njomë, në atë kohë kur kishte filluar të meditoj rreth jetës fëmijërore, atëherë kur kishte filluar të shoqërohet me të afërmit e tij, duke i klasifikuar në dy grupe: shok dhe “joshok”.
Si fëmijë i vogël ishte shumë i gjallë dhe i lëvizshëm, çdoher nën vështrimin e prindërve dhe vëllaut të tij të madh, çdoher si lloj prijësi ndër shokët e femijëris, cdoher duke formu nje ide te re, cdoher nje ideal dhe nje pik finale.
Ai pati fatin që në moshën tetë vjecare, kur tashmë ishte ne përfundim e sipër të klasës së dytë te shkolles fillore ta shof dhe përjetoj luften, mu në fshatin e tij kishte plasur luftë e ashpër midis falangave maqedonas dhe ushtrisë clirimtare kombëtare me cka edhe zhvillohej nje lufte e paparashikuar deri ato ditë, ku ne cdo moment pritej vdekja, ku nuk ishte asgje e sigurt madje as edhe ushqimi, ku uria dhe pasiguria ishin dashurar mes veti dhe do t`i shoqëronin për një kohë të gjatë në podrumet e errët dhe të ndotur nga numri I madh I banorëve. Prinderit, familjaret, fshataret e tij me dhemball e mbronin dheun e tokes dhe vatrën e tyre stergjyshore dhe asesi nuk leshonin pe.
Ai si femij i asaj kohe ishte shumë i guximshëm, bile shume herë edhe përgjat granatimeve kishte dal nga podrumi ku fshiheshin dhe kishte shkuar te shtëpia e tij e braktisur për të shikuar nësë gjeli i tij ishte ende aty, dhe në ishte i gjallë, dhe nëse ende po kumbonte zëri i tij i shterrurr nga mungesa e ujit dhe ushqimit. I kapur pas botës së tij dhe pas gjërave që e joshnin si fëmijë ai shpesh shkoi edhe tek shtabi kryesor i UCK-së, ku shoqërohej me ushtarët që gjindeshin ati, dhe si shpërblim cdoher me vete sillte nga nje "buk furre", e kjo e bënte thjeshtë të ndihej i madh dhe krenar duke anashkalu rrezikun që kanosej dhe mundësinë që në cdo moment ndonjë copëz e granatimeve t`ia  merrte jetën. Cdo mëngjes dhe cdo mbrëmje buciste zëri i tij dhe motrës se tij më të vogël në rrugët e lagjes ku jetonte ai, ata këndonin kënget e ushtrisë pa ja nda, dhe kishte mësuar shumë ngjarje të luftës e disa prej tyre i kishte bërë edhe legjenda, ku cdoherë që takohej pas luftës me ndonjë familjar të largët i`a rrëfente.
Dhe kështu, kishin kaluar disa vite dhe ai numëronte sakt 14-vjec dhe ishte semimaturant dhe nw përfundim e sipër të shkollës fillore. Ishte mesatar as i gjatë e as i shkurtër, kurioz për gjithcka, i informuar për rrjedhat e cdo gjëje që e rrethonte mirëpo i vetmuar paksa, jeta kishte filluar t`ia shfaqte fytyren e saj reale, atë kishin filluar ta godisnin vështirsitë, vet efektet e luftës ishin të tilla dhe kështu ishte i detyruar të distancohej paksa nga shokët e tij dhe të merrte rrugën për në tregjet e qytetit ku sëbashku me kushëririn e tij shisnin "misër", dhe fitonin të holla. I aftë për tregti qysh në moshë të re ai cdo ditë e më shumë rriste konton e të hollave që fitonte. Përderisa shokët e tij bredhnin rrugëve të fshatit, dikush këtu e dikush ajte, ai ishte i detyruar të merrej me cështjet familjare, prindi i tij në atë kohë ishte larg tyre në një shtet të evpropës dhe kushtet ekonomike nuk ishin të mira. Vëllau i tij i madh ishte i punësuar diku dhe nuk sillej rreth shtëpisë sa ishte e nevojshme, nuk mundej ndryshe, përvec se të merrej me cështjet e një të rrituri dhe t`i shpejtohej rrita dhe të përfitoj nga e gjithë kjo një pjekuri të hershme..
Asnjëherë i penduar për ato që i`a servonte jeta, asnjëherë lakmues për ato që i mungonin, asnjëherë larg familjes dhe rrethit të ngusht, ai do të bëhej kështu një djalë i dashur dhe i afërt me të gjithë dhe do të fitonte admirimin e të gjithëve që e njihnin, do të fitonte një eksperiencë në jetë dhe do t`a kuptonte që edhe nëse jeta ndonjëherë duket si një skicë e pambaruar, njeriut nuk i takon të ngjyros ati ku kemi munges ngjyrash sepse vilari i jetës nuk duron dot qortime, sepse piktori është Dikush tjetër, njeriut i takon thjesht të jetë i bindur ndaj saj.
Dhe, kështu duke vazhduar shkollën e mesme ai do të takonte shok, miq dhe bashkëmendimtar të rinjë, me të cilët do të kishte shumë aventura dhe një jetë plot me përpjekje, një jetë plot me ngjarje, sprova, e edhe suksese. Duke u interesuar cdo ditë e më shumë për jetën, duke ndëgjuar për vepra të njerzëve të lavdishëm të këtij kombi, filloi të kërkojë atë castin e fillesës së ndërgjegjësimit dhe hapin e parë për t`i shërbyer shoqëriës, filloi të shoqërohej me librat dhe frymën e shëndosh që duhej t`a thithte, filloi të ndihej i lumtur kur bënte ndonjë send të dobishëm, pa le të mos e dinte bota. Ndryshimit për të mirë do t`i jepte prioritet, cdo ditë duke bërë pytje vetes, c`mbjella, c`gjurme lash, c`far vepra bera, c`far sjellje pata, këshillova ndokënd, ndihmova ndonjërin, pse thash, pse nuk thash, munda veten më mundi, dështova, fitova dhe shumë pytje të tjera nga të cilat do t`a zhvillonte mendimin, dhe urtësisht do t`a luftonte mossusksesin. Gjatë përpjekjeve për t`i luftuar dukurit negative shpeshherë edhe ballafaqohej me pengesa dhe barriera të ndryshme, duke i dhënë shkas vetes që edhe më shumë të luftoj për një alternativ të re, për një mjet të ri, sepse pikërisht këto e nxisnin që të zhvillohej ndjenja e mirëqenies dhe të manifestonte me aftësit dhe mundësit e veta drejt qëllimit dhe pikës finale, pikë e cila kurrë nuk arrihet sepse cdo herë egziston mundësia "mundet edhe më shumë".
I vetdijshëm për sfidat e jetës ai mësoi të ecte me hapa të sigurt në shtigjet e suksesit dhe arsimit, dhe rrjedhimisht përfundoi shkollën e mesmë për t`iu qasur një udhëtimi të rij, ati që quhet “Univerzitet”. Si gjithherë dhe cdoherë edhe në atë udhëtim nuk mungouan ambiciet, qëllimet dhe asiprata qe synonte. Tashmë më I bindur se kurrë I kishte të qarta rrugët që shpien deri të synimet, edhe pse edhe këtu nuk u kursye nga kthetrat e fatit që I ishte ngjitur mbi shpinë dhe mallëngjyeshëm jepte efekte “negative”.
Sidotjet, historia e tij nuk është, madje në pjesën më të madhe kronologjikisht e rradhitur sepse ai parimisht shumicën e gjërave I mbante të fshehura qofshin ato të shëndritshme qofshin pikëlluese. Dy ngjarje karakteristike dijmë për këtë përiudh të jetës, të cilët për hir të etikës nuk do t`I shpalosim dhe t`I ilustrojmë. Sa për kuriozitet, gjatë kësaj kohe punonte në një local mbrëmjeve dhe si cdo periudh dinjitoze edhe këtu nuk do tëm mungonte afirmimi dhe mishërimi me njerëzt aty, gjest I cili e solli deri të një shembull për të gjithë të rinjtë, dhe model I lavdishëm për jetes e mbijetesë.
Lojaliteti I jetës së tij nuk ishte ndërpre, por e kishte humbur karakterin aktiv edhe pse e ruante atë pjesën e brendshme të njomë të cilën e kishte të paprekur gjë e cila I jepte autoritet ndaj vetes dhe nënshtrim naj Krijuesit. Në fakt, për jetën e tij do duhej një shpjegim psikologjik dhe një të kuptuar e zhveshur nga përmbajtja thelbësore.
Tërë jeta e tij realisht është shprehje e jashtme, ajo që u tha!
Do të ishte mjaft restroksionues(kufizuese) të përmblidhet gjithë jeta dhe veprimtaria e tij, sepse do të duhej thelluar shumë në vitet e jetës së tij. Për fund fare mund të konstatojmë se ai tërthorazi apo drejtpërdrejt e gjeti rrugën që deshi dhe që duhej, dhe intelegjenca e tij diti të jetë në shërbim të popullit, e kjo padyshim ka të bëjë me shkakun e vlerave dhe idealeve. Ai në mënyrë restruktive “paralizoi” efektet negative dhe diti t`I tejkaloj ato dhe në mënyrë ekstenzive gjeti karakteristikat që e sollën deri tek një personaliteti I mirëfilltë dhe e inkorporuan në një posit të konsiderueshme në shoqëri.. Inekzisent ndaj cdo dukurie negative, ruajti lidhjet mes tij dhe Krijuesit dhe instiktivisht refuzoi cdo gjë që shpinte në kthetrat e degjenerimit, dhe rrjedhimisht kohe të gjatë kishte humb cdo lidhje shpitërore me “djallin” edhe pse ndoshta kurr nuk kishte një të tillë!
Kthesën dhe vizionin e kishte të ngritur mbi nje varg idealesh, dhe mrekullisht ishte I I orientuar moralisht dhe profesionalisht. Jeta e tij kohës se fundit vecan, muajt e fundit ishte ngritur mbi parulla ndryshe nga më parë, dhe në këtë pikëpamje nuk dihet përfundimi I tij, edhe pse lufta e Muslimanëve është prezent gjithandej. Praktikisht, mund të jetë edhe akti I fundit I jetës dhe përpjekjes së tij ne këtë jetë. Edhe pse rrugët, dijnë edhe t`a kthejnë mbrapsht.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...