Sunday, 30 June 2013

Ky vend i lashtë, oh sa magjik,
Dhe këto lisa sa të lartë,
Ky ajër i pastër melankolik,
Dhe ky ujë i freskët, i artë.

Edhe lumenjtë sa qetë flejnë,
Dhe sa lehtë detin arrijnë,
Sa ëmbël flet gjuhë e bylbilit,
Shpirtin ndez e zemrën shkrinë.

Dhe ndonjë verë tjetër, rastësisht,
Parqeve verës ku shpirtat ngrohen,
Në mundsh degët e një peme zgjat,
Pastaj un do të vij, do të kujtohem.

Tani që ne jemi kaq largë,
Ku vetëm kujtimet mbrëmjeve vijnë,
Më vjen të them një fjalë, një lutje,
Mos e harro kurrë dashurinë.

Një erë si kjo, që vjen nga atje,
Ku gjitha zjarret shuhen,
Një dit pres të ngroh mbi ne,
Ndryshe, gjitha këto mrekulli, ç`më duhen.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...