Friday, 21 June 2013

E  pash botën e henën e plotë
Pash dhe qiellin e retë gri
Pash dhe yjet zezës natë
Pash dhe diellin, nostalgji!

Dëgjova zogjtë si këndojnë
Dhe si fëmijët fitojnë ngrohtësi
Dëgjova shumë zëra bilbilash
Dhe si dhimbja ik, nostalgji!

Shijova lot, e dhimbje plotë
Shijova hidhur,çast, e tradhëti
Shijova borën që po shkrihej
Shijova sytë, nostalgji!

Lexova libra e poezi plotë
Lexova ngjarje, përfundime me lot
Lexova rreshtat shkruarë në shi
Lexova jetën, pa shkronja, nostalgji!

Kam shkruarë vargje që kam ëndrruar
Kam dashur vajzën që kam takuar
Kam pritur ditën që ka shkuar
Kam mbyllur sytë i harruar, nostalgji!

Isha i lumturë i skapitur
Isha i lodhur rraskapitur
Isha i gëzur, i zemëruar
Isha i trishtuar, i papushuar, nostalgji!

Dhe kur ylberin mendova ta ndjek
Kuptova që stinët kurrë mes veti nuk ishin prekë
Dhe kur dora jote më mrekulloj
Kuptova që në nostalgji më nuk mund të jetoj!
Nostalgji!






No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...