Sunday, 9 June 2013



Gjithmonë në çdo kohë dhe çdo vend secili njeriu ka përballë rrugën dhe fatin e tij, dhe mbetet i lirë në përzgjidhjen e rrugës të cilë dëshiron ta udhëtoj. I vetdijshëm për sfidat që e presin në rrugët e jetës vendos t`i qaset rrugës së kultivimit të vlerave morale, dhe evolumit të diturisë dhe shkencës.
Njerëzit, natyrisht ashtu siç posedojnë dallime fizike posedojn edhe dallime intelektuale, vet Zoti kur e krijoi njeriun i`a mveshi vetit, cilësit, aftësit dhe fizikun ndryshe nga të tjerët gjë që sipas meje paraqet argument se secili është i lirë të zgjedh rrugën e jetës, qoftë ajo edukative apo degjeneruese.
Njeriu, si qenia me më shumë parametra dhe si qenia më prestigjioze e shoqërisë e dalluar me të folurit, të menduarit, e parasegjithash të lexuarit obligohet këto konsekuenca t`i ekspozoj e mbi të gjitha t`i shfrytëzoj e t`i zhvillojë. Zoti famëlartë qartë në librin hyjnorë në fjalën e parë obligon njerzimin me urdhërin "Lexo", prej ku edhe rrjedh gjeneza e njeriut, dhe prej ku zbulohet zanafilla e tij si qenie e krijuar për adhurim.
Për një mirëqenie të mirëfilltë nevojitet mobilizim i mirëfilltë, ndryshe nuk ndërtohet një shoqëri që promovon vlera. Themelet e popujve të zhvilluar, qëndron në përparimin e shkencës dhe diturisë. Me dhimbje e pohoj se si popull kemi qenë të privuar nga shkollimi dhe të shtypur në një masë të papërballueshme, ndaj, veçan si shoqëri më shumë se kurrë kemi nevoj për lexim dhe studim. Si popull në përgjithsi e si rini në veçanti duhet të aspirojmë drejt dyerve të diturisë dhe leximi të trajtohet si diçka prioritare dhe primare në agjentën tonë.
Ndryshe, një popull i shkolluar, vetë ai mund të nxjerr nga gjiri i vet njerëz me vyrtite të larta, me ideale, njerëz që gjejnë rrugët e progresit, njerëz që dijnë të jenë zotëri të popullit të vet. Një rini e lexuar dhe e shkolluar instiktivisht dhe vetvetiu e ngrisin vetdijen e popullit. Leximi, pikërisht ky është ai që ka mundësuar dhe mundëson rimëkëmbjen e popujve, dhe vazhdon të mbetet fundament i përhershëm e i pazëvendësueshëm në çdo etap të çdo populli.
Eksapansioni i popujve të lexuar aludon në mirëqenie, stabilitet, prosporitet dhe dashuri. Armiqt tanë me tendenca asimilimi, uzurpimi dhe okupimi kryqëzatën e nisën pikërisht nga ky element: mbyllja e univerzitetve, shaktrrimit të Xhamive, burgosja dhe vrasje e hoxhallarëve, dijetarëve, mësuesve, nënshtrimit ekonomik, politik, social e edhe fetar.
Nën ndikimin e shumë faktorëve qofshin ato global, social apo elektronik, humbim logjikën dhe arsyen e pakontestueshme dhe biem pre e përtacisë, prapambeturisë pse jo si pasojë edhe e paditurisë, duke i këmbyer kështu librat me rrjete sociale që sa paraqet absurditet aq edhe idiotizëm dhe komizëm. Ndër qindra e mijëra vite libri mbeti udhërrefyesi i vërtet i këtij nënqielli gjë që nuk arriti ta bëj askush tjetër, falë ksaj dhuntie e dhurate njeriu arriti të ngritet në piadestalin më të lartë i cili përveç që u bë i ngritur ubë edhe i ditur e i ndritur.
Fjala bie te dëshira ime dhe nevoja e popullit tonë t`i qaset me përkushtim leximit duke e anashkaluar të njejtin pa i menduar mirë pasojat dhe rezultate me çka shpesh dështuam si popull dhe humbëm si individ. Kështu, logjikisht përparimin dhe zhvillimin i popullit tonë mvaret prej leximit i cili mijëravjet ka ushqyër kushedi sa gjenerata dhe ka shërbyer si "shkop magjik" deri te sukseset konkrete!
Ska dyshim se leximi dhe metodologjia e punës me lexim garanton procese te sukseshme dhe rini të shëndosh, ndryshim pozitiv qoft ai ideologjik, psikologjik, social, moral, ekonomik e pse jo edhe politik! Do të jetë e dëshirueshmë era e ngrohtë e leximit të fryej mbi mendjet tona dhe t`i ngroh idealet, shpresat e edhe vullnetin dhe me të vetmin synim"që në mos më shumë, një hap më larg se dje të jemi"
Të vetdisjhëm për sfidat që na presin në të ardhmen dhe të përgjegjshëm për agoninë e rinisë tonë bëj thirrje në zgjim, lexim dhe përkushtim në shkencë e dituri. Jeta sa është delikate aq është edhe sfiduese. Mendjet e fuqishme që ndjekin qëllime praktike janë mendjet më te mira-thonë psikologët.

Për fund, mos vallë ende mendon që ka rruge alternativ përvec asaj të leximit?!!!

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...