Monday, 27 May 2013

Të shuhet jeta? 
Po kuptimi i saj? Bukuria e luftës për një shpirt të lirë?
Njerëzit e sinqertë luftojnë edhe pa armë, ata gjindem gjithmonë aty kur kërkohen. Vdekja, pritja e saj bëhet përditshmëri. Po të sinqertit shpesh burgosen brenda kështjellave me gjemba, ata dijnë të bëhen martirë të ferrit të kësaj bote. Ndryshe, duhet të jetojnë të pasinqertit që t`i njohim të sinqertit.
Të jesh i sinqert nuk është e lehtë-thuhet shpesh. Të mundesh pa u mposhtur, të fitosh pa festë, të gëzohesh me lotin, jo që loti simbolizon fitore, por, thjesht nga akti i të qenurit i sinqertë.
Të jesh i sinqertë pranë botës është më shumë se optimist, të gënjejnë mos u zhgënje kurrë më, të ftojnë mos shko, të flasin me lavdi dije se ta urojnë burgun. Dhurata më e çmuar në jetën tënde është një njeri i sinqertë.
...dhe të lind dëshira të marrësh një përqafim si një pasdite e mbushur me dritë dielli pas majave të larta, ka mbetur edhe pak deri në perendim, edhe pak...  
Sa sfiduese jeta, si veniten njerëzit e sinqertë, si shuhen si fluturat e helmuara!
Ata shtypin ndjenjat, ata shkelin zemrat dhe braktisin më të çmuarit e udhëtojnë drejt vdekjes për hirë të sinqeritetit, ata janë të përbuzur e shkelen me të dy këmbët!  Të pasinqertit, ata që sinqeritetin e përdhunojnë saherë që duan, ata që poeti Pano Taçi i quante sorra, minjë e ujqi e që ranë në gropën e gëlqerës dhe na u prezantuan si pëllumba! o Zot sa idiote, çfarë krize morale, varfëri shpirtërore, pashpirtësi..
Megjithatë, sinqeriteti ruan ngrohtësinë, ai po shkrinë akullin, ai po varroset ndoshta, por, për tu pëjetësuar përgjithmonë.
Ai është dhe do të mbetet princ i tokës e i qiejve, ai i fundit do mbetet në jetë, ai shpirt i lirë e i sinqertë, me një kurorë në qafë, si shpendi në degët e blerta.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...