Monday, 20 May 2013
Hape, zgjohu shpirt i vetmuar
Ç`fle e kyçur u thaftë vetmia
Hape, ngritu dhe shiko
po troket, dashuria!
Edhe n`ardht befas, e qoft e rëndë
qoft prush apo hi
Hape shife, shpirtit tënd
jam a s`sjam, shkoj a vi!?
Mos rri e vetme, bëhu bashkë
me mua, bëhu dy,
erdha për mos t`u kthyer
është ose jo, kjo dashuri!
Po pse vallë, shikon aq zbehtë
teksa flet vet syri im
Aq shumë prita e s`ishte lehtë
të shuhej yti, e malli im!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...
-
Një fjale ja kam ngrit një përmendore E ja kam shkaktu një shumti shumë të madhe, Sa për t’ja ba me dije se këtu ngriti përmen...
-
Shokut tim Harkun e mëngjesit pikturova shpejt Dhe drejt x...
No comments:
Post a Comment