Agim Rufati
Kur unë flas me dheun tim
e fjalës time i jap gjak
jashta mureve të varrit dal
shof ndër male, mbi këtë fshat
Preki dheun e lirisë
shof ç`lirimin e kësaj toke
jam Agimi nënë moj
si m`harrove ti moj loke
Se në kohë e hapësirë
e kam shkruar këngën time
vijnë e shkojnë breza të tërë
e përjetshmja jeta ime
Flokë e vetlla nuk më thihen
e rrudhat nuk më mbinë në ballë
luftëtarë linda e i tillë vdiqa
jo s`kam vdekur jam i gjallë
Ditët përcjellin njëra tjetrën
male e fusha plot gjelbrim
tani po kthehem në parajsën time
mos e harroni të vetmin, Agim!
“Mos u thoni të vdekur atyre që vriten në rrugën e Allahut! Ata janë të
gjallë! Ata furnizohen dhe ushqehen në lartësinë e Zotit të tyre! Në
sajë të të dhuntive që u shkojnë nga Zoti i tyre me virtytet dhe
bujarinë e Tij, janë të qetë e të kënaqur! Por ju nuk e kuptoni!..”
No comments:
Post a Comment