Friday, 27 September 2013

Ne nuk jetuam per t'i len pershtypje botes, por, per t'i dhuruar sa me shume lumturi njeri tjetrit. Saqe, qe kur u ndalen zemrat tona edhe koha u ndal. Dhe, jo vetem nje gje e bukur por nje thesar. Ne nuk e kafshuam kurre "mollen e ndaluar" prandaj ne ajrin e qiellit lart emrat tona ishin murosur.. si nje legjend e llojit te vet! E paprekur...

Saturday, 14 September 2013

Situata shpirtërore në të cilën ekspozohen ndjenjat e brendshme, nuk është ajo që ishte dje dhe as që mund të jet ajo që "mund" të jetë nesër.

Epoka e së djeshmes iku, qetësia mbështjelli në kthetrat e saja gjithë çfar braktisa, dhe liria e ideve dhe ambicieve nuk hezitoi të prezantoj praninë e vet. Lufta për ndryshime thelbësore i njohu sakrificat e veta, shpjegim ky permbushes i qëllimeve që kisha dje, e që kam edhe sot, dje kur isha kaq larg tyre(qellimeve) dhe sot kur jam krah tyre, pra, në suazat e së mundshmes.

Prandaj, kurrë në jetë mos u dorëzo...ajo që e ben më interesante jetën është praktika e frymëzimit dhe energjia e saj.

 Në këtë pikë, kundrimi i qenies njerzore me vetpohimin e "paqes" shpall luftë ndaj vetes dhe nuk mbetet anonim nën këtë nënqiell. Fitoret e vetes ndaj vetes nuk i manifestojm edhe pse luftojm për të, ndryshimet nuk i hasim edhe pse jetojm për të ndryshuar. Madje përveç zemrës edhe mendja ndryshon, ndaj, lindin dilema se cila duhet të jet prestigji i trupit; mendja apo zemra?!.

Duke qenë pjes e dyshes mendje-zemër, si qenie njerzore, ndjeva befas boshllëkun e jetës, si njeri jo suprem i jetës dhe tër këtë boshllëk real u mundova ta "shëroj" me poezit, shkrimet dhe fjalët qe kishin vetem një burim "Zemrën"


           Mall

Malli i viteve që lash pas,
vite që i lash pa emër,
pa nostalgji, pa kujtime,
pa borxh, e pa mallë në zemër,

Hija e asaj bote,
gjak ende kullon, e sheh?
Edhe pse eshtrat e asaj kohe,
moti jan bërë dhe!



Rrjedh prap jeta mbi një kufome
Gjysmë hënën sonte mbush
Pra, ç`të duhet jeta kur jetove,
Dhe vdiqe e s`të pa askush.

Më kërko te varri im gjithnjë
Mos lejo insektet t`më përbijnë,
Të vdesësh pa asgjë pranë vetes,
Madje pa mall, pa shpres pa kujtim.

Jetojmë e vdesim kështu prej kohesh,
Here shohim dritë e herë terr
Rrugët  tona janë të kundërta,
Njëri në parajsë e tjetri në ferr!

Dhe kur një dit të takohemi atje
Do te shikohemi në qetësi,
Do ta themi atë që  fshehëm
Ate që ti, vetëm ti edi.


Ndaj le të lulëzojnë lulet e varrit, ,
Kështu kaq larg jetojm të dy,
Jam i gjallë e kam një varrë thellë në zemër,
Përqafom,e të ringjallemi të dy.

                                                                    Shokut tim



Harkun e mëngjesit pikturova shpejt
Dhe drejt xhamisë vija me nxitim
Gjithmonë ekam mall, kur e shoh
Përpara xhamisë shokun tim.

Ndaj si dje, sot edhe nesër
Sërish dua të vij me nxitim
Të përshëndetemi me aq dashuri
Dhe të rrim s`bashku me shokun tim.

Dorën e tij të nxehtë, shtrënguar t`a mbaj
Dhe sa herë jemi larg në fytyr vëj
Kur të jemi përmalluar ndonjëherë,
                                                         Nëpërmjet saj, të vij, të gjej!

Mërzitem

Mërzitem për jetën tonë
Sonte, kur shpirti më bëhet prush
Kemi shumë zbraztira në shpirt
Që nuk i di kush, askush!

U tret jeta dhe hëna u shua
Si një loti i pikur lehtë,
Rënkoi shpirti pas kaq shumë heshtjeje
Dhe shi filluan, të lëshojnë retë!

Ndaj ende nuk e kuptoj
Pse shumë vuajmë, vuajmë kaq shumë
Endrrat shpesh nga ne arratsien
                                                             Ose fare nuk bëjmë gjumë
 
Kështu vijmë, rrim dhe ikim
Sikur fare të mos ishim kurrë
Ndaj meqë erdhëm, një kujtim ta lajmë,
Një fjalë e mirë, një zemër, një gurë!

Endrrat marrin kahje tjera,
Nuk kanë vend askund në botë,
Ndaj i`u them faleminderit
Jetojmë dhe vdesim, ashtu kot!

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...