Tuesday, 21 January 2014


 O njeri! Mos u dëshpëro kur të bëhet padrejtësi, ashtu si uji që nuk dëshprohet kur lan trupin e të padrejtit edhe nëse është pafundsisht i padrejt.
Mos u dëshpëro me ata që nuk e besojnë drejtësinë, sepse ata tremben prej saj, pra dije, asnjë zemër në botë nuk është njëlloj, ca më të mëdha, ca më të vogla e ca pa formë fare.
Edhe nëse digjet zemra jote për drejtësi, edhe nëse supet nuk e mbajn dot peshën e saj, edhe nëse ndrydhet e shtrydhet shpirti yt, edhe nëse buzëqeshja mbetet fjala jote e fundit, mos u dëshpëro, duro, se Zoti është me durimtarët, dhe atyre u takon çelësi i mirësisë.
Ndjehemi aq të pafuqishëm, mos pyet, jemi të pafuqishëm, të pakët, turma është e madhe,
edi se është e vështir t`i shkelim gacat, t`i mbjellim therrat në tokë, të sfidojmë terrin e kodrave, se robi sprovohet dhe provohet, e shpesh veç qiellit nuk shohim ndihmë tjetër dhe këtu fillon të mblidhet fuqia e drejtësisë duke kuptuar se drejtësia absolute gjendet vetëm tek Absoluti dhe ndihma vjen vetëm atëherë kur kërkojmë nga i "PASTRI, i SHENJTI, i SHNDRITSHMI.
E si mos ta lidhim zemrën për gjoksi, kur rruga e përjetësisë na thirr nga afër, kur dëshira për drejtësi dhe barazi të bëhet mision dhe qëllim, kur nga pamundësia pë ndalim dhe veprim me dorë e themi me gojë, e kur edhe këtë na e mohojnë e ndjejmë me zemër, pra, si të qëndrojë e qet kjo zemër që përveç drejtësisë nuk po kërkon asgjë tjetër, që shtatë lëkura i ka varur për shpirt, e flladin ia jep bylbylit, bile edhe heshtjen ia jep bylbylit, le ta grimcoje, një dit edhe ai mund të bartë uj me sqepin e tij, për t`a fikur ndonjë zjarrë që ndezin të padrejtit.
Mëkat që nuk po kuptohet, se nuk ka lot më të mirë se ai që nxjerr ngrohtësinë e një shpirti, një shpirti që vetëm në pjesën e tretë të natës qan hallet dhe ankohet, kollitet, shqetsohet dhe në fund lumturohet..
Aty i gjejmë të gjitha përgjigjet e përjetësisë, aty e kuptojmë se ç`mirësi të luftosh me djallë e padrejtësi, aty gjejmë motiv, forcë.. sepse "Ti je Dhurues i Madh".(22)

  

 

1 comment:

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...